1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Platini me bilanc pozitiv

Calle Kops/ Bahri Cani20 Qershor 2012

Faza e ndeshjeve në grup të Kampionatit Evropian të Futbollit është duke shkuar drejt fundit. Koha për presidentin e UEFA-s, Michel Platini, të bëjë bilancin i cili është pozitiv.

https://p.dw.com/p/15Hqo
Michel Platini, President i UEFA-s
Michel Platini, President i UEFA-sFotografi: ddp images/AP Photo/Mindaugas Kulbis

Si gjithmonë në manifestimet e mëdha të futbollit, përgjegjësit nxjerrin edhe bilance të përkohshme. Në prag të përfundimit të garave në grupe, shefi i UEFA-s Michel Platini bëri të ditur se tani është momenti më i përshtatshëm për një bilanc të tillë të Kampionatit Evropian 2012. Mendimi i tij ishte se zhvillimi i deritanishëm i kampionatit ishte shumë poizitiv.

Dënimi i racizmit

Por Platini nënvizoi një problem shumë serioz, që u manifestua kohët e fundit edhe në këtë Kampionat: "Çdo formë e racizmit është një problem më vete. Nacionalizmi në disa vende është në një shkallë më të lartë se në vendet tjera. Ky është një problem që ka të bëjë me eduikimindhe shoqërinë. Por edhe futbolli është një pasqyrë e shoqërisë. Ne nuk mund të kujdesemi për sjelljen e 50.000 njerëzve në stadium, nëse ka të tillë që nuk sillen mirë." Si raste të papranueshme Platini përmendi fyerjet mbi baza racore në disa stërvitje dhe ndeshje, si për shembull, ato kundër lojtarit italian Balotelli apo atij çek, Gebre Selassi.

Tifozë në ndeshjen Spanjë- Kroaci
Tifozë në ndeshjen Spanjë- KroaciFotografi: Reuters

Edhe më i qartë Platini ishte ndaj tifozëve kroatë: "Para një viti kam qenë në Kroaci dhe nuk jam i lumtur me sjelljn e kroatëve. Kroatët kanë një ekip që luan mirë futboll, por e papranueshme është kur ka disa qindra horra në stadiume."

Gjatë këtij kampionati UEFA ka nisur për të dytën herë procedurën e hetimeve kundër Federatës kroate. Pas ndeshjes 1:1 kundër Italisë është konstatuar se tifozët kroatë kanë kënduar këngë me përmbajtje raciste dhe kanë treguar simbole me përmbajtje raciste. Komisioni disciplinor dhe për kontroll i UEFA-s do të vendosë këtë të martë për dënimin.

UEFA EURO 2012 Italien Irland Mario Balotelli
Ndeshja tali - Irland, lojtari Mario BalotelliFotografi: AP

Edhe Özil i prekur nga ofendimet

Tani po tregohet se racizmi gjatë këtij Kampionati nuk po manifestohet vetëm në Poloni dhe Ukrainë por edhe në Gjermani. Lojtari Mesut Özil tani ka angazhuar edhe juristë për mbrojtje kundër ofendimeve në internet. Lojtari gjerman me origjinë turke është ofenduar mbi baza të përkatësisë kombëtare përmes rrjetit twitter. Në këtë rrjet janë paraqitur mbi 3000 shkrime kundër lojtarit të Real Madridit.

Me përjashtim të këtyre vëretjeve, Planiti kishte vetëm fjalë të mira për organizimin dhe zhvillimin deri tani të Kampionatit. "Jam shumë i kënaqur. Jam i gëzuar që atmfosfera deri tani ka qenë shumë e mirë në 99 % të rasteve. Sipast tij, që tani është e qartë se "Polonia dhe Ukraina kanë fituar". Kjo është për këto vende shumë e rëndësishme kur dihet se në prag të Kampionatit ka pasur shumë vërejtje.

UEFA Euro 2012 EM Teaserbild zweispaltig zur Verwendung Bewerbung EURO 2012 DW-Grafik Datum: 31.05.2012
Lojtari turk, Özil