1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Platformë për arsimimin e fëmijëve shqiptarë jashtë vendit

Arben Muka23 Nëntor 2005

Shoqata e emigrantëve "Nënë Tereza" me qendër në Greqi ka ndezur në Tiranë diskutimin për arsimimin e fëmijëve shqiptarë dhe mësimin e gjuhës shqipe

https://p.dw.com/p/AsHI
Fotografi: BilderBox

Shoqata e emigrantëve me qendër në Selanik "Nënë Tereza" ka nisur një aksion për hapjen e shkollave shqipe për të gjithë fëmijët shqiptarë që momentalisht janë në Greqi. Përfaqësues të shoqatës ndodhen këto ditë në Tiranë në përpjekje për të gjetur mbështetje nga autoritetet shqiptare dhe politikanët, përfaqësues të bizneseve dhe jetës publike, me qëllim të zgjerojnë sa më shumë ndërrmarjen e tyre.

Aleksandër Gjoni, kryetar i shoqatës thotë, se nisma e tyre është mirëpritur nga komuniteti i emigrantëve në Greqi thekson se pranë shoqatës "Nënë Tereza" funksionon një kurs i gjuhës shqipe, i hapur me iniciativën e kësaj shoqate. Aktualisht në ambientet e kësaj shoqate mësojnë gjuhën shqipe 47 fëmijë dhe kërkesat janë vazhdimisht në rritje. Duke parë që kërkesat janë vazhdimisht në rritje duhet të keni parasysh, vazhdon Gjoni, se kjo shoqatë funksionon krejtësisht falas, vetëm me kuotat e anëtarëve të shoqatës dhe ndihmat që mund të japin emigrantët shqiptarë.


Problemi kryesor është gjetja e ambienteve ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe. Ndërsa mësuesit punojnë pa pagesë.
Nisma e shoqatës "Nënë Tereza" në Selanik përkon me një nismë të Ministrisë së Arsimit dhe ajo e jashtme për arsimimin e fëmijëve jashtë Shqipërisë, platformë që do t'i paraqitet qeverisë së Shqipërisë brenda këtij muaji.