1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Planet e SHBA për shpëtimin nga kriza financiare kritikohen në Gjermani

Marcel Fürstenau 22 Shtator 2008

Kriza në tregjet e financave vazhdon të krijojë turbulli. Ministri i financave i SHBA deklaroi krijimin e fondit 700 miliardë dollarësh për stabilizimin e tregut. Gjermania e refuzo thirrjen për të marrë pjesë në këtë

https://p.dw.com/p/FN61
Tabelë elektronike e kurseve në Bursën e FrankfurtitFotografi: AP

Kancelarja Angela Merkel në fundjavë u shpreh lidhur me krizën financiare në kuadër të një vepritarie në Austri. Në një kongrs ekonomik në Linc kancelarja kritikoi SHBA që prej shumë kohësh kanë refuzuar të zbatojnë rregullat ndërkombëtare për dhënien e kredive dhe tregtimin e kredive. Kërkesën e amerikanëve për pjesëmarrje në krijimin e fondit prej 700 miliardë dollarësh për stabilizimin e tregut të financave, kancelarja gjermane e hodhi poshtë.


Të hënën në Berlin kancelarja kristiandemokrate Merkel ritheksoi kërkesën për rregullimin e botës financiare që vepron në nivel ndërkombëtar: "Në radhë të parë kemi të bëjmë këtu me transparencën. E rëndësishme është që të sigurohet me një kapital vetiak më të madh futja në tregun e financave me proudkte të reja me risk të lartë. Në fakt të gjitha këto janë gjëra që dihen."


Në sfondin e krizës në tregjet e financave kancelarja u shpreh në mënyrë shumë parimore lidhur me pasojat e ekonomisë së globalizuar: "Unë e them gjithashtu, që globalizimi natyrisht po dëshmon tani edhe, se avantazhi që ka pasur edhe ekonomia kombëtare, vetëkutptohet me ndarjen e humbjeve nga spekulimet do të shndërrohet tani në disavantazh për të gjithë."


Pasojat e krizës së pasurive të patundshme dhe të bankave do të rëndojnë edhe në Gjermani. Për këtë s´ka asnjë dyshim ministri i financave Per Shtajnbryk (Peer Steinbrück). Sipas mediave qeveria do ta korrigjojë me 0,5% më pak parashikimin prej 1,2% për rritjen e ekonomisë gjermane. Parimisht ministri socialdemokrat e konsideron ekonominë gjermane si robuste dhe se ajo është në gjendje që t´i bëjë ballë krizës në tregun e financave: "Kjo krizë do të lerë gjurmë të thella veçanërisht në SHBA. Por edhe në Evropë do të ketë disa efekte. Unë nuk e nënvleftësoj situatën. Por e them, që në Gjermani ka disa të dhëna dhe fakte që nënkuptojnë, se ne nuk do të vuajmë pasojat në të njëjtën formë dhe ashpërsi si në SHBA:"


Për kryetarin e Lidhjes Gjermane të Sindikatave (DGB), Mikael Zomer (Michael Sommer) kriza është rezultat i tregjeve të pakontrolluara të financave. Zomer e konsideron të gabuar mosmbështetjen ndaj institucioneve financiare që po vuajnë pasojat, siç është dhe banka gjermane për rindërtimin KfW: "Më mirë tani një aksion shpëtimi, se sa gjërat të lihen deri në gradën e fundit. Ata që preken janë njerëzit e thjeshtë. Sërish po veprohet nën moton: fitimet privatizohen dhe humbjet socializohen. Kjo nuk shkon!"


Në praktikë humbjet e mëdha të KfW-së dhe të bankave të tjera shtetërore do të rëndojnë ndaj taksapaguesit. Se sa i madh do të jetë dëmi për këtë s´mund të spekullojë askush në Berlin.