1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pica me gjethe hithre - recetat e karantinës

12 Qershor 2020

Karantina i ka bërë evropiano-perëndimorët jo vetëm të interesohen më tepër për frutat dhe bimët e egra që ofron natyra, por edhe të shpikin receta të reja.

https://p.dw.com/p/3de2b
Brennnessel
Fotografi: T. Walker

Masat e karantinës që në Britaninë e Madhe hynë në fuqi më 23 mars dhe që tani janë lehtësuar, u kanë hapur sytë shumë banorëve të qytetit për frutat dhe bimët që lulëzojnë në hapësirat e gjelbra të qyteteve në pranverë. Këto bimë dhe fruta që i përdornin dikur gjyshet kishin rënë në harresë, por falë Coronës britanikët po i rizbulojnë ato.

Fjala është për shembull për hithra, lule shtogo, radhiqe, lule gojë-ujku, kërpudha të rralla pranverore, gjethe të njoma manaferrash, dhe mjaft bimë të tjera të egra, që gjenden poshtë shkurreve, në brigjet e lumenjve dhe në ligatinat e qyteteve.

Bärlauch im Wald
Fotografi: picture alliance/blickwinkel

Wross Lawrence, autori i librit "The Urban Forager: Gjeje dhe gatuaje ushqimin e egër në qytet" thotë se ky trend kishte nisur edhe para fillimit të krizës COVID-19, por tani këto bimë po bënë gjithnjë e më të njohura.

Kur londinezët u përballën papritmas me ditë të gjatam bosh dhe me rrugët e shkreta interesi për mbledhjen e frutave dhe bimë të egra u rrit, thotë Lawrence. Por ndryshimi më i madh është sipas tij ndryshimi në mënyrën e të menduarit. "Ka padyshim më shumë njerëz që mbledhin fruta dhe bimë të egra. Tani marr shumë më shumë mesazhe në mediat sociale dhe shumë miq më pyesin se çfarë është kjo apo ajo bimë, thotë Lawrence." Unë mendoj se karantina i ka bërë njerëzit të rivendosin kontaktin me natyrën."

Shije, histori, histeri

Sipas studimeve në kohë krizash njerëzisht fillojnë të interesohen më tepër për frutat dhe bimët e egra që mund t'i mbledhin për t'u ushqyer në natyrë, sepse mendojnë që mund të vijë një moment që ushqimet të pakësohen dhe do t'u duhet të dinë se si të mbijetojnë.

Eingriffeliger Weissdorn
Fotografi: picture-alliance/blickwinkel/S. Derder

Por ka edhe shumë që e bëjnë këtë gjë, sepse u interesojnë bimët medicinale apo historitë dhe mitet që lidhen me fuqinë dhe efektet që u atribuohen e bimëve të caktuara.

Rick Baker që ka në lindje të Londrës një piceri, thotë se ofron edhe pica me gjethe hithrash, lëpjeta apo bimë të tjera dhe se fillimish i duhej t'i bindte klientët se ato nuk ishin të rrezikshme. Tani shumë njerëz e kanë kuptuar se sa të shijëshme janë ato dhe ai shpreson që kur të rifillojë puna të ketë më tepër klientë që do të prosisin pica me gjethe hithre.