1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Peshqit e artë kanë kujtesë të mirë

1 Nëntor 2022

Një studim i ri hedh poshtë idenë e vjetër se peshqit e artë kanë pak, ose aspak kujtesë.

https://p.dw.com/p/4Iu9Z
Peshqit e artë kanë kujtesë të mirë
Peshqit e artë kanë kujtesë të mirëFotografi: Ronen Zvulun/REUTERS

Më parë mendohej se peshqit e artë që zbukurojnë akuarimet e shumë shtëpive, hoteleve apo lokaleve kanë një hapësirën kujtese prej vetëm tre sekondash.

Por shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë vërtetuar se peshqit e artë kanë kujtesë të mirë dhe sens orientimi gjatë lundrimit.

BdT mit Deutschlandbezug
Peshqit e artë kanë kujtesë të mirë dhe sens orientimi gjatë lundrimitFotografi: Uli Deck/picture-alliance/dpa

Për studimin e tyre studiuesit stërvitën nëntë peshq që të përshkonin një distancë të caktuar duke i shpërblyer ata në fund.

Studiuesit duke stërvitur peshqit që të përshkonin një distancë të caktuar
Studiuesit duke stërvitur peshqit që të përshkonin një distancë të caktuarFotografi: Ronen Zvulun/REUTERS

Shkencëtarët zbuluar se peshqit e artë mund të kujtojë gjëra që u kanë ndodhur deri në pesë muaj më parë. Kurse lloje të tjera peshqish, si krapi, kanë një hapësirë ​​edhe më të gjatë memorie. Në eksperiment ata shmangën për tre vjet një lloj karremi, sepse një nga peshqit kishte rënë pre e tij.