1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Peruja tronditet edhe nga një tërmet tjetër

18 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BVeD

Lima: Peruja është tronditur nga një tërmet tjetër i cili shkaktoi sërish panikë në kryqytetin Lima dhe rajonin e shkatërruar rëndë Ica.
Dy ditë pas tërmetit me pasoja katastrofale kanë humbur shpresat se nga gërmadhat mund të nxirren ende njerëz të gjallë. Organizatat ndërkombëtare po mbështesin aksionet për pastrim dhe ngritjen e strehimoreve të përkohshme për mijëra të pastrehë. Në shumë vende janë kryer plaçkitje. Sipas të dhënave të fundit zyrtare si pasojë jetën kanë humbur të paktën 500 njerëz dhe janë plagosur më shumë se 1600 të tjerë.