1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Frankreich Burka Debatte

7 Korrik 2010

Parlamenti francez ka filluar diskutimin mbi ndalimin e konstestuar të mbulimit të plotë të femrave myslimane në ambientet publike. Debati vazhdon deri të premten, ndërsa votimi për këtë do të bëhet javën e ardhshme.

https://p.dw.com/p/OCi1
Parlamenti francez fillon debati për ndalimin e burkës
Parlamenti francez fillon debati për ndalimin e burkësFotografi: AP

Debati për burkën në Francë është shumë i vjetër, që të përmbajë ende surpriza. Pas fjalimit të hapjes së debatit në parlamentin francez, u risollën edhe njëherë të gjitha argumentet që u përdorën që në maj, në debatin për rezolutën antiburka. Qeveria dhe një pjesë e opozitës duan të ndalojnë burkën dhe mbulimin e plotë të femrës në ambientet publike. 150 euro gjobë për një grua që mban burkën, një vit burg dhe 30.000 euro gjobë për atë burrë që e detyron gruan për veshjen e saj.

Argumenti: vlerat republikane të Francës

Ministrja e Drejtësisë në Francë, Michelle Alliot-Marie e arsyetoi këtë projektligj me vlerat republikane të Francës, asnjë fytyrë nuk duhet të jetë e mbuluar në publik. Energjikisht ajo doli kundër kërkesës së socialistëve, që ndalimi i burkës të vendosej vetëm për ambiente publike.

"Si mund t'i bindim ne francezët që liria, barazia dhe respektimi i dinjitetit të gruas fillojnë tek stacioni dhe mbarojnë me daljen prej tij."

Socialistët angazhohen për një ndalim të pjesshëm, pasi duan të pengojnë që ndalimi i burkës të merret në trajtim nga Gjykata Kushtetuese Franceze apo Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo çështje në tre ditët e ardhshme do të zërë vend të veçantë në debatin parlamentar.

Perçja mjet distancimi?
Perçja mjet distancimi?Fotografi: AP

Siç u bë e ditur që në maj, të gjithë deputetët pohuan të ishin kundërshtarë të burkës. Por se duhet arritur qëllimi i heqjes së burkës, këtu mendimet ndahen me një humnerë në mes.

Qëllimet janë të ndryshme

Socialisti Jean Galvany: "Thënë sinqerisht, a nuk mendoni që në vitin 2010 do të duhej të ishte e mundur që të dërgoje qindra punonjës socialë si ndërmjetësues të kontaktonin gratë dhe t'u sqaronin traditat e republikës. A nuk mendoni që kjo masë pedagogjike do të ishte më e efektshme dhe politikisht më pak e rrezikshme."

Jean Galvany, akuzoi qeverinë se po luan me zjarrin dhe se me debatin e burkës po ngjall frikën nga islami në pjesë të ndryshme të popullatës. Politikani i të gjelbërve, Noël Mamere kritikoi që periferitë e qyteteve, aty ku lulëzon islamizmi, janë injoruar nga politika. "Pse nuk thoni që shumë, madje edhe Presidenti shkojnë në periferitë dhe kumtojnë që aty jetojnë terroristë, fundamentalistë, autorë veprash penale dhe trafikantë.Përmes kësaj politike ju përgatisni terrenin për ata që përfitojnë nga kjo çarje."

Të majtët: qeveria ka luajtur me zjarrin

Deputetët e majtë do të reagojnë në mënyra të ndryshme në votimin e javës së ardhshme. Shumica e socialistëve dhe të Gjelbërve donin të votonin kundër projektligjit, ndërkohë ata ndërkohë duket se kanë vendosur të mos marrin pjesë në votim. "Mendojmë se qeveria ka luajtur me zjarrin, duke ndezur debate që megjithë gabimet që janë bërë, kanë ngjallur frikën në shoqëri. Ky debat është vazhdimi logjik i debatit të turpshëm mbi identitetin kombëtar."

Autor: Johannes Duchrow/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama