1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pengohet atentati kundër gazetës "Jyllands Posten" / Dënohet ish-bosin e naftës, Kodorkovski / Ish-presidenti izraelit Katsav para gjyqit

31 Dhjetor 2010
https://p.dw.com/p/QlYq

1. Në arrestime që janë bërë të martën në Kopenhagë dhe në Stockholm, sipas të dhënave të autoriteteve të sigurisë të të dyja vendeve u eleminua një celulë terroriste. U pengua një atentat kundër gazetës së Kopenhagës "Jyllands Posten", i cili për pak do të kryhej. Albrecht Breitschuh. 

2. Një gjykatë moskovite e dënoi ish-presidentin e koncernit të shpërbërë të naftës Yukos, Kodorkovski, së bashku me partnerin e tij të biznesit, Lebedjev të enjten (30.12.) me 14 vjet heqje lirie. Politikanë të opozitës dhe veprimtarë të të drejtave të njeriut e dënojnë vendimin. Stephan Laack:

3. Për herë të parë, një ish-presidenti izraelit iu desh të përgjigjet para gjyqit. Në një proces spektakular ish-presidenti i Izraelit, Moshe Katsav u quajt të enjten (30.12.) fajtor për shkak të përdhunimit në dy raste dhe shfrytëzimit seksual. Organizatat e grave kërkojnë tani një dënim të rëndë. Nga Tel Avivi informon Bettina Marx: