1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pengohen sulme terroriste në Evropë / BE paraqet propozimet për reformën e paktit të stabilitetit / Franca tani do të forcojë ligjin e migracionit

4 Tetor 2010
https://p.dw.com/p/PVJF

1. Shërbimet e fshehta perëndimore kanë penguar siç duket sulme terroriste në Gjermani, Francë dhe Britaninë e Madhe. Atentantet do të kryheshin njëkohësisht në këto vende. Ekspertët e sigurisë nuk shohin megjithatë ndonjë kërcënim në rritje.

2. Komisioni i BE të mërkurën (29.09.2010) prezantoi në Bruksel propozimet e para legjislative për intensifikimin e paktit të stabilitetit të euros. Bëhet fjalë për ndryshimet më të mëdha në mënyrën e drejtimit të zonës me monedhë së përbashkët euron që prej vitit 1999, që kur ajo ka hyrë në qarkullim. Komisinieri përgjegjës për financat Olli Rehn ndjek një kurs të ashpër reformash, që mbështetet nga Gjermania. Masat ndëshkuese do të merren më shpejt se deri tani. Por që tani krijohet rezistencë kundër planeve. Christoph Hasselbach.

3. Pas kritikave të ashpra për dëbimin e shumë romëve, Franca tani do të forcojë ligjin e saj të migracionit. Në këtë mënyrë duhet të forcohet baza ligjore për aksione të këtij lloji në të ardhmen. Parlamenti francez filloi të martën (28.9.) me debatin për ligjin e diskutueshëm të migracionit. Johannes Duchrow informon.