Pasqyra e shtypit të Shqipërisë
12 Prill 2004“Pronat nderhyn KE-ja” shkruan KOHA JONE. “Kuvendi do te shqyrtoje kerkesat e Komitetit te Venecias dhe te Brukselit. Komisioni Europian dhe Komiteti i Venecias kane paraqitur rezerva ne lidhje me draftin e pronave, i cili ndodhet tashme ne Kuvend. Ato do te diskutohen gjate mbledhjes se neserme te komisionit parlamentar te ligjeve. Behet fjale per kerkesen e hartimit te nje plani financiar per kompesimet dhe nje plani tjeter mbi kerkesat e ish pronareve. Pas ketij debati, deputetet do te vendosin per formen perfundimtare te projektligjit te pronave, i cili shume shpejt do kaloje ne seance plenare per miratim”
“Opozita, jashte te gjithe “pushtetaret”. PD dhe aleatet kerkojne largimin e elementeve qe dyshohen per bashkepunim me Qeverine. Fejzollari, Kollcaku, Balla e Rroqi, te shmangurit e pare”, shkruan ne nje vend te dukshem ne faqen e politikes PANORAMA. “Pjesmarrja e disa deputeteve, apo elementeve kryesore te partive opozitare ne disa privatizime abuzive te njerezve prane pushtetit aktual, kane bere qe zyra e PD-se te heshte, ose te anashkaloje denoncimin e tyre. PD ka parlajmeruar se do shmange edhe nga te vetet, nese do te rezultoje se jane lidhur ne biznes me ndonje qeveritar. “Aleateve u eshte kerkuar nje perzgjedhje me e kujdesshme per kandidaturat, nese do te kete nje liste te perbashket”,jane shprehur zyrtaret e PD.
“Gjinushi, Nanos: “Te ndalet percarja brenda se majtes” eshte titulli i nje artikulli ne faqen e politikes se te perditshmes BALLKAN. “Kryetari i PSD-se i kerkon kryeministrit Fatos Nano te nderprese perplasejet mes te majtes dhe brenda PS-se per shkak te afrimit te zgjedhjeve te reja parlamentare. Ish kryeparlamentari ka bere te ditur dje se PSD-ja do te nise nje levizje per bashkimin e se majtes, me qellim qe te mos kete efekte negative per garen e ardhshme elektorale te vitit 2005. “Konfliktet apo mosmarreveshjet qe kishim brenda kampit te majte kane sjelle fenomenin e Dushkut ne zgjedhjet e fundit parlamentare, si dhe kane sjelle humbjen e disa prej bashkive kryesore te vendit ne zgjedhjet lokale te vitit 2003”, citohet mes te tjerave Skender Gjinushi.