1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas shpërthimit: Gjermania ofron ndihmë në patrullim

16 Nëntor 2022

Në përgjigje të goditjeve me raketa në Poloni, Gjermania i ofroi vendit fqinj mbështetje “të menjëhershme" për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore.

https://p.dw.com/p/4Jb6A
Deutschland Luftwaffe Eurofighter Airpolicing Baltikum
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. Wüstneck

Siç bëri të ditur të mërkurën, 16.11. '22, në Berlin, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Christian Thiels, Gjermania i ka ofruar Polonisë ndihmë në vëzhgimin e hapësirës ajrore.  "Kjo mund të fillojë qysh nesër, nëse e dëshiron Polonia”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të mërkurën në Berlin në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë federale. Ndihma synon të forcojë patrullimin ajror me avionë gjermanë Eurofighter:  "Avionët nuk duhet të zhvendosen në Poloni për këtë. Patrullat mund të kryhen nga bazat e forcave ajrore gjermane”, tha zëdhënësi i ministrisë.

Flota Ajrore e Gjermanisë edhe më parë ka bërë një gjë të tillë, konkretisht  deri në korrik të këtij viti: "Pra, është e provuar", tha zëdhënësi. 

Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht (SPD), do të bisedojë gjatë ditës me homologun e saj polak.  Sipas zëdhënësit, ende nuk është e qartë se sa Eurofighter gjermanë do të përfshihen në aksion. Kjo duhet të diskutohet me palën polake. Patrullimi bëhet gjithmonë me dy avionë në hapësira të caktuara ajrore, tha zëdhënësi.