1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti japonez zgjedh kryeministrin e ri

18 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/Bgyt

Parlamenti japonez voton të martën e ardhshme për kryeministrin e ri të vendit. Për këtë datë ranë dakord përfaqësuesit e partive politike. Më parë duhet të shkarkohet kabineti qeveritar i kryeministrit Shinzo Abe. Abe pat dhënë dorëheqje javën e kaluar për shkak të bllokadës së politikës së tij për Afganistanin. Favoritë kryesorë për postin e kryeministrit janë ish-ministri i jashtëm Taro Azo (Taro Aso) si dhe shefi i partisë Jasuo Fukuda (Yasua Fukuda).