1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti gjerman miratoi ndihmën financiare për Greqinë / Zgjedhjet në Britaninë e Madhe / Vizita e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu në Berlin

8 Maj 2010
https://p.dw.com/p/NJID

1. Parlamenti gjerman miratoi të premten me shumicë votash 391 pro, 72 kundër, 143 absteinme ndihmën financiare për Greqinë. Koalicioni konservator-liberal e mori në mbrojtje shumën prej 22,4 miliardë Euro, duke e cilësuar atë si të pa alternativë. Partia më e madhe opozitare, SPD, abstenoi dhe kërkoi kthimin e kontrollit demokratik mbi tregjet financiare. Anila Shuka më gjerësisht nga Berlini.

2. Britanikët zgjodhën me 6 maj një parlament të ri ku për herë të parë, pas shumë dekadash duhet të krijohet një koalicion qeveritar. Konservatorët e David Cameronit kanë fituar më shumë vota se laburistët e kryeministrit Gordon Brown, por pa mbështetjen e partive të tjera nuk mund të qeverisin, komenton Irene Quaile.

3. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, qëndroi të enjten dhe të premten (06/07.05.) pë një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ndër të tjera u takua edhe me përfaqësues te biznesit dhe ekonomisë. Gjatë një fjalimi që pati të enjten në mbrëmje në fondacionin gjerman, Konrad Adenauer, Sejdiu kërkoi një të ashtuquajtur "road map", pra itinerarin e rrugës drejt strukturave euroatlantike. Më parë ai ishte takuar edhe me kancelaren Merkel dhe ministrin e jashtëm Westerwelle. Anila Shuka sjell hollësitë.

4. Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim, Stefan Fule, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë, të premten qëndroi në pjesën veriore të Kosovës e banuar më shumicë serbe. Ai tha se Bashkimi Evropian planifikon investime në këtë pjesë të Kosovës. Bekim Shehu informon.