1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti gjerman debaton për buxhetin e 2011

14 Shtator 2010

Parlamenti gjerman nis këtë të martë këshillimet mbi planet buxhetore të koalicionit konservatoro-liberal dhe mbi paketën e tij të diskutueshme të kursimeve.

https://p.dw.com/p/PBbm
Ministri i financave Volfgand Shojble në parlament.Fotografi: dapd

Për 2011-ën janë përllogaritur shpenzime të federatës me vlerë rreth 307 miliardë euro, pothuajse katër për qind më pak sesa sivjet. Hyrja e re në hua do të jetë 57,5 miliardë euro dhe do të ulet në mënyrë masive në vitet pasuese.

Opozita e cilëson paketën e kursimeve të Bashkimit CDU-CSU dhe të FDP-së jo të baraspeshuar në pikëpamjen sociale.

Renate Künast, kryetare e fraksionit B90/Të Gjelbërit: „Kotau vullnetar, politikë klienteliste e derdhur në shifra, por jo formësim i së mirës së përbashkët për të ardhmen."

Joachim Poß, kryetar i fraksionit të Partisë Socialdemokrate: „Ne kritikojmë si çekuilibrin social ashtu edhe heqjen dorë nga çfarëdo ngarkese për ata që fitojnë më së shumti."

Autor: DW/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama