1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110408 Stammzellen Bundestag

Peter Stützle (DW Berlin) 14 Prill 2008

A është i lejueshëm përdorimi i qelizave nga embrionet njerëzore për kërkime mjekësore? Me këtë pyetje u morr të premten (11.4.) parlamenti gjerman.

https://p.dw.com/p/DgOk
Eksperimente me qeliza embrionale
Eksperimente me qeliza embrionaleFotografi: AP

Aktualisht është në fuqi një rregull sipas të cilit mund të përdoren vetëm qelizat e krijuara përpara vitit 2002. Ky moment kohor u u zhvendos tani në maj të 2007.


Debati parlamentar ishte pjesërisht emocional por edhe shumë serioz. Mendimet ishin të pavarësisht pëkatësisë politike. Petra Sitte nga grupi parlamentar i të majtëve, një përkrahëse e lehtësimit të ligjit për importin e qelizave embrionale konstatoi: "Në parlament por edhe në gjirin e shkencës të gjithë janë të një mendjeje se jeta njerëzore duhet të mbrohet edhe në stadet që i paraprijnë lindjes."


Por konkluzionet ishin shumë të ndryshme. Shpresa për terapi të reja për sëmundje deri tani të pashërueshme e shtyu shumicën e parlamentarëve të votonin pro lehtësimit të ligjit për qelizat embrionale. Dyshimet etike liberalja Ulrike Flach i hodhi poshtë me argumentin: "Edhe në SHBA egzistojnë më shumë se 400.000 embrionë të krijuar nga fekondimi artificial. Thuajse të gjitha linjat e qelizave burimore e kanë origjinën nga këto embrione nga të cilat kurrë nuk do të krijohet një njeri. Ato i janë dhuruar kërkimit shkencor nga prindërit dhe ndryshe do të ishin asgjësuar."


Për Volker Beck të të gjelbërve nuk ngrihet aspak pyetja nëse nga një embrion do të krijohet një njeri:"Me bashkimin e ovociteve me qelizat spermazotoike lind një jetë njerëzore, përcaktohet identiteti gjenetik i një njeriu. Pra ai është njeri! Jo material qelizor apo koloni qelizore. Ai nuk mund të përdoret për një qëllim të caktuar."

Priska Hinz gjithashtu e të gjelbërve tha se në disa vende gratë nxiten me para që të dhurojnë ovocite. "Me një ndryshim të ligjit për qelizat embrionale rritet rreziku i importimit të qelizat embrionale që e kanë origjinën nga embrione të freskëta, të krijuara enkas për qëllime kërkimesh shkencore."


Kundërshtarët e lehtësimit të ligjit argumentuan edhe me suksesin në rritje të kërkimeve shkencore që përdorin qeliza burimore të të rriturve të cilat i mbart në vetvete çdo njeri dhe mbi përdorimin e të cilave nuk ka dyshime etike. Kjo shpresë u shpreh edhe nga përkrahës të liberalizimit të ligjit të cilën tërhoqën megjithë vëmendjen se studiuesit kanë nevojë për qeliza burimore për qëllim krahasimi të rezultateve. Pra për ata duhet të jetë e mundur edhe në Gjermani të kenë material më të mirë qelizor. Këtë kërkesë paraqiti edhe ministrja gjermane për shkencën, kristiandemokratja Annette Schavan: "E kam fjalën për ato grupe kërkuesish të cilat me punën e tyre kontribuojnë që të arrijnë në studime me qeliza burimore pa përdorimin e embrioneve njerëzore për përftimin e linjave qelizore."


Puna e këtyre studiuesve nuk do të kufizohet tani me qelizat e vjetra burimore të krijuara përpara vitit 2002. Në të ardhmen vlen si datë referimi 1 maji 2007.