1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Parlamenti Europian i thotë "PO" heqjes së vizave me Kosovën

13 Shtator 2018

Parlamenti Europian vendosi me 420 vota pro, 186 kundër dhe 22 abstenime pro liberalizimit të vizave me Kosovën.

https://p.dw.com/p/34ni4
Frankreich Plenarsaal des Europäischen Parlaments in Straßburg
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Seeger

Parlamenti Europian vendosi me 420 vota pro, 186 kundër, 22 abstenime pro liberalizimit të vizave me Kosovën. "Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave", tha eurodeputetja Tanja Fajon të enjten në Parlamentin Europian, e cila paraqiti më parë kërkesën për këtë në PE.

Në prag të votimit, Tanja Fajon tha se Parlamenti Europian ka vepruar njësoj si edhe në rastet e mëparshme, Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrainë, ndaj ju lutem që ta mratoni vendimin për liberalizimin e vizave, sepse shtetasit e Kosovës e kanë merituar atë. Tani e kanë radhën të marrin vendimin ministrat e Brendshëm të BE dhe krerët e shteteve dhe qeverive të BE në Këshillin e Bashkimit Europian.

la/ag