1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të rinjtë migrantë nga Greqia

Arne Lichtenberg/A.Dodi29 Maj 2013

Papunësia ndër të rinjtë në Greqi po rritet në mënyrë dramatike. Shumë të rinj grekë nuk shohin më të ardhme në atdheun e tyre dhe emigrojnë. Kështu bën edhe Jorgos dhe Sofia, që emigruan në Gjermani.

https://p.dw.com/p/18fuG
Fotografi: DW/M. Rigoutsou

Që prej tri muajsh jetojnë 20 vjeçari Jorgos Polychroniadis dhe motra e tij 18 vjeçare, Sofia në Gjermani. Ata banojnë në Meschenich, në periferi të Këlnit. "Për dy, tri vjet ne e diskutuam këtë në familje. Donim të vinim në Gjermani, sepse ky vend na pëlqen", thotë Jorgos. Por përfytyrimet e tyre qenë sipërfaqësore - në Gjermani ata patën ardhur më parë vetëm si turistë. Por babai i tyre kishte në mendje një tabllo më të plotë për gjendjen në veri - 50 vjeçari  Nikos Polychroniadis pati qenë tregtar makinash në Greqi, ai shiste automjete të përdorura nga Gjermania.

Kriza financiare e përfshiu edhe sipërmarrjen e të atit, jeta e tij në qytetin e vogël Skydra në Greqinë e veriut u bë gjithnjë e më e vështirë, tregon Jorgos. "Punë nuk kishte. Më parë, në shtator 2012 në Gjermani erdhën prindërit e mi". Gjashtë muaj më vonë pasuan edhe fëmijët. "Brenda kësaj gjysme viti, situata në Greqi u keqësua në mënyrë dramatike. Gjithnjë e më shumë njerëz e humbën punën."

Me ndihmën e shokëve

Shokë të mirë grekë dhe Shoqata Ekonomike Gjermano-Helenase (DHW) në Këln e ndihmuan familjen e Jorgos dhe të Sofisë dhe u dhanë atyre informacionet e nevojshme. Sepse shumë migrantë grekë vinin shpesh të papërgatitur dhe me përfytyrime të gabuara në Gjermani, thotë Christina Alexoglou Patelkos. Grekja punon prej vitesh për DHW-në, ajo u jep vullnetarisht këshilla në gjuhën greke edhe emigrantëve. Muajt e fundit, kërkesat janë shtuar shumë, si DHW-ja, ashtu edhe ajo vetë ndihen shpesh të mbingarkuar.

Nikos Polychroniadis e përgatiti me ndihmën e Christina Alexoglou Patelkos ardhjen e fëmijëve të tij. "Ai më mori në telefon dhe unë i thashë se cilat dokumente nevojiten dhe para së gjithash që sa e rëndësishme është që të kontaktohen personalisht institucionet kompetente dhe që të mësohet gjuha."

Christina Patelkos ndihmon emigrantët
Christina Patelkos ndihmon emigrantëtFotografi: DW

S'ka kthim pas

Mësimin e gjermanishtes Jorgos dhe Sofia e nisën që në Greqi. Që prej mbërritjes në Gjermani ata vizitojnë një kurs integrimi në universitetin popullor të zonës, ku mësojnë intensivisht gjermanisht. Edhe përsa i përket profesionit, ata duan të avancojnë. Jorgos pati mbaruar në Greqi një shkollë profesionale të informatikës, ëndrra e tij është vazhdimi i kualifikimit në këtë fushë në Gjermani.

Motra e tij, Sofia do që në të ardhmen të punojë si infermiere. Edhe ajo ka mbaruar një shkollë profesionale në Greqi dhe që prej shtatorit 2013 do të ndjekë një kolegj profesional në Këln. Ajo shkëlqen nga gëzimi kur flet për këtë. Në Greqi ajo nuk dëshiron të kthehet në asnjë mënyrë. "Ka shumë mundësi që nuk do të gjeja punë. Edhe po të gjeja, do të fitoja kaq pak para, sa me to nuk do të bleja dot makinë, nuk do të shkoja dot me pushime dhe nuk do të paguaja dot të ngrija dot në të ardhmen familje."

Jorgos dhe Sofia Polychroniadis kanë shpresa
Jorgos dhe Sofia Polychroniadis kanë shpresaFotografi: DW/M. Rigoutsou

Para pak ditësh, Sofia mori rrogën e parë: 1070 euro. Së bashku me të vëllanë dhe të atin ajo punon në një fabrikë perimesh. Sofia gëzohet shumë për paratë. Kështu ajo mund të fillojë të kursejë së shpejti për një makinë.

Sofia dhe Jorgos kanë edhe një vëlla më të vogël. 17 vjeçari Ilias po mbaron maturën në Greqi dhe sapo të përfundojë shkollën, edhe do të vijë edhe ai në Gjermani. Familja është e sigurtë: edhe fëmija i tretë duhet të shpëtohet nga mjerimi grek.