1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa Françesku inkurajon rininë

(dpa, kna, epd)28 Korrik 2013

3 milionë vetë ndjekin ritualin e vigjiljes së natës në plazhin e Kopakabanës.Papa bën thirrje: "Jini protagonistë, shkoni përpara, ndërtoni një botë të drejtësisë, të dashurisë, të vëllazërisë dhe solidaritetit".

https://p.dw.com/p/19FOX
Fotografi: Reuters

Papa Françesku në Ditën Botërore të Rinisë në Rio de Zhaneiro u bëri thirrje të rinjve katolikë të luftojnë për një botë më të mirë. „Mos jini të krishterë të rastit“, bëri thirrje kreu i Kishës Katoike gjatë vigjiljes tradicionale të natës në plazhin e Kopakabanës.

"Jini protagonistë, shkoni përpara, ndërtoni një botë të drejtësisë, të dashurisë, të vëllazërisë dhe solidaritetit", i bëri thirrje Françesku rinisë. Në vigjiljen tradicionale të Ditës së Rinisë para të meshës përmbyllëse pas gjashtë ditësh të eventit botëror tërinisë katolike, morrën pjesë gati tre milionë vetë, sipas të dhënave të administratës së metropolit brazilian.

Si shembull të pjesëmarrjes së të rinjve në jetën publike Françesku përmendi protestat e fundit kundër korrupsionit dhe mungesës së demokracisë në një sërë vendesh, ndër to edhe në Brazil. Duke iu referuar Nënë Terezës së Kalkutës ai i tërhoqi vëmendjen rinisë që ndryshimin ta nisë nga vetvetja.

Rio de Janeiro, Brasilien Papst Franziskus Vigil 27.07.2013
Fotografi: Reuters

Kreu i kishës romano-katolike disa herë u bëri thirrje të rinjve gjatë fjalimit në audiencën gjigande në plazhin e Kopakabanës, që t’i përgjigjeshin direkt atij dhe t’i përsërisnin fjalët e tij. Vendimtare janë „lutja, sakramendi dhe ndihma për tjetrin ", tha Françesku, ndërkohë që të rinjtë i përsërisnin fjalët e tij. Jam plotësisht i sigurtë, që ju „nuk doni të jeni të krishterë të rastit, dritëshkurtër dhe sipërfaqësorë, por të krishterë autentikë“, tha papa.

Më parë papa në një meshë para peshkopëve dhe priftërinjve bëri thirrje, që ata të jenë shërbëtorë të bashkësisë dhe të dalin në rrugë. „Ne nuk mund të qëndrojmë të mbyllur në famulli, në bashkësitë tona, kur shumë njerëz presin për ungjëllizimin." Sërish papa Françeku bëri thirrje për një „kulturë të takimit“ me të varfërit e shoqërisë.

Në takimin më të madh të katolikëve sivjet morrën pjesë të rinj nga 175 vende të botës. Shumë pelegrinë e kaluan natën në të gdhirë të së dielës (28.07.2013) duke kënduar në plazh. Në meshën përmbyllëse të këtij aktiviteti morrën pjesë krahas presidentes së Brazilit Dilma Rousseff edhe homologët e saj, presidentja e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner dhe ai i Bolivisë Evo Morales. Françesku komunikoi të dielën, se aktivitetet e ardheshme të Ditës së Botërore të Rinisë do të zhvillohen në Krakov të Polonisë.