Papa Benedikti i XVI-të do të japë dorëheqjen
11 Shkurt 2013Vatikani bëri të ditur se Papa Benedikti XVI do të tërhiqet nga Papati në datën 28 shkurt. Këtë lajm e bëri të ditur vetë Josef Ratzinger papritur gjatë një meshe për martirët e Otrantos në Romë. "Fuqia dhe mosha e vjetër nuk janë aq të favorshme për të ushtruar detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme", ka deklaruar Papa. Ai e shprehu vendimin e tij të jashtëzakonshëm në gjuhën latine. Papati thekson se vendimi i Papës vjen për shkaqe shëndetësore.
Tërheqja e tij përbën edhe rastin e parë qysh prej vitit 1294, që një Papë largohet me dëshirën e vet. Kardinali Jozef Ratzinger (Benedikti XVI) është Papa i 265-të. Ai u zgjodh më 19 prill të vitit 2005 pas vdekjes së Papa Gjon Palit II. Papa Benedikt XVI, ka qenë kryepeshkop i Mynihut dhe një nga anëtarët më të lartë të Kolegjit të Kardinalëve. Udhëheqja e kishës, Konklava e Kardinalëve, e zgjodhi Papën e ri në ditën e dytë të mbledhjes së tyre në Kapelën Sikstine në Vatikan. Jozef Ratzinger (Benedikti XVI) ka lindur më 16 prill të vitit 1927.