1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Palma e Artë" për regjisorin rumun Christian Mungiu

Mimoza Cika Kelmendi28 Maj 2007
https://p.dw.com/p/AsBa
Cristian Mungiu, fitues i "Palmes se Arte" 2007
Cristian Mungiu, fitues i "Palmes se Arte" 2007Fotografi: AP

Ka mbyllur siparin festivali i 60-të i filmit në Kanë të Francës.Çmimin kryesor të "Palmës së Artë"e ka marrë regjisori rumun,Cristian Mungiu, për filmin e tij "4 muaj, 3 javë dhe 2 ditë". Filmi trajton jetën në kohën e regjimit komunist të Causheskut në fund të viteve '80. Filmi është realizuar me një buxhet prej 800 mijë dollarësh.
Çmimi i madh i festivalit ka shkuar në duart e regjisorit japonez, Naomi Kavase, për filmin e tij "Pylli i trishtuar", që tregon historinë e njerëzve të ndjekur nga humbjet tragjike.

Ndërsa, çmimi për skenaristin më të mirë e mori producenti gjermano-tuk, Fatih Akin, për filmin "Nga ana tjetër", i cili solli edhe prezencen e filmit gjerman në kete festival pas disa vitesh zbehje. Aktorja amerikane Jane Fonda u nderua për kontributin e saj në kinematografi.

Festivali i i 60-të i filmit në Kanë u hap më 15 maj dhe moren pjese gjate kesaj kohe ne gare 22 filma gjithsej.