1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pakistani feston 60 vjetorin e pavarësisë, megjithëse me probleme aktuale

15 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BUdo

Pakistani festoi dje 60 vjetorin e pavarësisë nga Britania e Madhe me flamuj dhe fishekzjarre, por problemet politike për një president proamerikan dhe frika nga dhuna e militantëve i ndrydhi festimet në qytete të ndryshme. Presidenti i vendit, Pervez Musharaf po kalon periudhën më të vështirë që kur erdhi në pushtet më 1999, pas shtimit të përpjekjeve të opozitës që do të pengojë marrjen e një mandati të dytë të tij si dhe shtimin e dhunës së militantëve që ka rritur edhe shqetësimin e aleatit të tij kryesor, Shba-së.