1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pakica sorbe lufton për mbështetjen kulturore

17 Qershor 2008

Ata janë shumë aktivë në mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës së tyre. Por tani disa nga të hollat e vëna në dispozicion nga qeveria mund të hiqen.

https://p.dw.com/p/ELj7
Pakica sorbe
Pakica sorbeFotografi: picture-alliance/ dpa

Në Gjermani ka katër pakica kombëtare. Njëra prej tyre është etnia më e vogël sllave në Evropë – sorbët. 60 000 sorbët jetojnë në Lausitz, një rajon, që shtrihet në dy landet federale të Gjermanisë Lindore në Brandenburg dhe në radhë të parë në Saksoni. Këtu ata flasin gjuhën e tyre dhe përpiqen përmes shkollave dhe institucioneve kulturore të ruajnë identitetin e sorbëve. Por ata janë të varur nga subvencionet, të cilat caktohen sërish çdo pesë vjet. Sikur subvencionet të shkurtohen, atëherë shoqatat dhe institucionet e ndryshme sorbe rrezikojnë të mbyllen. ´

Vezët e pashkëve
Vezët e pashkëveFotografi: AP

Të 500 demonstruesit këndojnë së bashku një këngë të vjetër popullore. Gjuha është sorbe, një gjuhë sllave perëndimore, që e kanë mësuar nga prinderit dhe gjyshërit. 800 vjet pas Krishtit sorbët e parë populluan territoret ndërmjet lumenjve Neise dhe Saale – që sot njihet si Lausitz.

Një shtet të vetin ata nuk kanë patur kurrë, por kultura e pakicës sllave në Gjermani ka mbijetuar deri sot. Me qëllim që edhe në të ardhmen të mbetet kështu, sorbët këtë ditë vere kanë shkuar në Berlin, që me një demonstratë para portës së Brandenburgut të tërheqin vemendjen për popullin e tyre të vogël por të qëndrueshëm.

Kalërim tradicional për Pashkët
Kalërim tradicional për PashkëtFotografi: AP

Birgit Schweller një demontrante thotë. "Ne luftojmë për ruajtjen e gjuhës dhe gjithnjë kur na priten paratë dhe kur ligjet na vënë kufinj të rinj, është shumë e vështirë sepse një pakicë, sepse një pakicë humbet dicka herë pas here"

Në fakt sorbët që prej ribashkimit të Gjermanisë 1990 janë të njohur zyrtarisht si pakicë. Mbështetja financiare për kulturën deri sot nuk është rregulluar në periudhë afatgjatë.Deri tani shkollat sorbe apo teatri popullor sorb financohen si nga federata ashtu edhe nga landet Brandenburg dhe Sachsen. Por këtu ka vazhdimisht grindje për përgjegjësitë – së fundi federata donte ta ulte pjesën e vet me 100 000 euro.

Fëmijë me qirinj në duar në Kishë në Crostwitz
Fëmijë me qirinj në duar në Kishë në CrostwitzFotografi: AP

Në momentin e fundit ky shkurtim financiar mundi të shmanget, megjithatë "Fondacioni për popullin sorb" flet për një ndihmë minimale financiare. Steffen Reiche, deputet sozialdemokrat i parlamentit gjerman dhe këshilltar i fondacionit, do të angazhohet më fort për sorbët në diskutimin e ardhshëm për buxhetin : "Ato që financohen në fondacion, janë të gjitha unikate, që nuk janë askund në botë. Ne duhet të mbështesim të gjitha pakicat tona, – jo sepse ata kanë ardhur këtu por sepse ata kanë qenë gjithnjë këtu, dhe sorbët kanë qenë këtu më herët se gjermanët.. që te të ruajmë për të ardhmen gjuhën dhe kulturën e tyre. dhe mendoj se do të ishte gabim, që populli më i madh në Evropë gjermanët, të mos e mbështesin si duhet popullin më të vogël sllav në Evropë, sorbët."

Festa e martesës së zogjve
Festa e martesës së zogjveFotografi: AP

15,6 milionë euro merr çdo vit "Fondacioni për popullin sorb".Për ruajtjen e nevojave gjuhësore, kulturore dhe ekonomike do të ishte i domosdoshëm një minimum prej 16,4 milionë eurosh, Jan Nuck, kryetari i "Domoivinës", kryesisë së shoqatave sorbe, thotë se 800 000 euro më pak do të kishin pasoja fatale për pakicën sorbe. "Ne e kemi llogaritur vitin e ardhshëm do të duhej të largonim 55 vetë. Atëherë mund të zgjedhim, se në cilin institucion mund të shkurtonim, në një institucion si shtëpia botuese Dmovina ne nuk do të kishim gazetë më, nuk do të kishim libra, pra është një shkurtim i madh dhe këtë nuk do ta donte askush."

Shpresa e re e sorbeve quhet Stanislaw Tillich – që prej fundit të majit kryeministër i ri i landit të Sachsenit. Sepse Tillich është sorb - dhe këtë e tregoi qartë në betim, që e përfundoi me fjalët në gjuhën sorbe "z bozej pomocu" "me ndihmën e zotit". Popullit sorb ai i premtoi, që të ngrejë ndihmat nga ana e landit federal të Sachsenit.

Përveç kësaj në bisedimet e ardhshme për buxhetin ai do të angazhohet për nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet federatës dhe landeve. Në këtë mënyrë mund të rregullohej e ardhmja e financimit të kulturës sorbe.