1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përplasje Rusi - NATO për Kosovën?

Bernd Riegert9 Shkurt 2007

Ministri i brendshëm rus, Sergej Ivanov, në takimin e ministrave të jashtëm në Sevilja bën të qartë pozicionin rus: Ai deklaron: : "Në rast pavarësimi të Kosovës, mund të ndodhë reaksion zinxhir në rajone të tjera

https://p.dw.com/p/AqYC
Sergej Ivanov në Sevilja
Sergej Ivanov në SeviljaFotografi: AP

Në konsultimet e ministrave të brendshëm të NATO-s me kolegun e tyre rus, Kosova nuk përbënte temën qendrore. Megjithatë ministri i brendshëm rus, Ivanov, gjeti rastin që në Sevilja të qartësonte edhe një herë pozicionin rus kundrejt propozimit të Marti Ahtisarit për Kosovën. Rusia do të japë votën e saj një rezolute të OKB-së për një pavarësi të kufizuar për Kosovën, vetëm në rast se Serbia, ku bën pjesë edhe Kosova nga ana e së drejtës ndërkombëtare, do të pranojë një zgjidhje të tillë. Sergej Ivanov paralajmëroi për konflikte të tjera:

"Po qe se do ta përfytyrojmë situatën në një formë të tillë, që Kosovës i jepet pavarësia, atëherë popuj të tjerë nga territore të papavarësuara do të na pyesnin, në çfarë pike jemi ne më të keq se sa të tjerët."

Sipas qëndrimit rus kjo do të bënte që te hapej tema e territoreve të diskutueshme në Osetinë jugore dhe rajoni i Abhasisë në Gjeorgji, thotë Ivanov, por jo vetëm kaq:

"Kjo prek rajon postsovjetik, por jo vetëm atë, por edhe rajone në Evropë. Kjo do të thotë që e gjitha do të na çojë në një reaksion zinxhir, ose me fjalë të tjera ne duhet të kemi kujdes që të mos hapim kutinë e Pandorës."

Sergej Ivanov, tha se në të gjitha vendimet e Këshillit të Sigurimit për Kosovën duhet të kihet parasysh që të respektohet parimi i mosprekjes së sovranitetit dhe integritetit të një shteti në këtë rast Serbisë.

Ministri gjerman i mbrojtjes, Fran Jozef Jung, nga ana e tij, bëri fjalë ashtu si kolegu amerikan, Gejts, për një miratim të shpejtë në Këshillin e Sigurimit: "Unë mendoj ne duhet të përpiqemi së bashku që të dyja palët të pranojnë propozimin në emër të zhvillimit paqësor dhe stabilizimit. Nuk do të ishte e mençur që tani të flasim për vonesa. Dëshira ime është që Këshilli i Sigurimit për këtë të vendosë në mars, dhe që madje të votojë pro, në mënyrë që ne të hyjmë në rrugën e zhvillimit stabël, paqësor në Kosovë."

NATO-ja nga ana e saj përforcoi premtimin që të qëndrojë në Kosovë dhe ta garantojë sigurinë dhe rendin edhe pas zgjidhjes së statusit. Në vitin 1999, NATO-ja zhvilloi luftë kundër Serbisë dhe hyri në Kosovë, që synon pavarësinë. Ndërkohë që qeveria serbe e ka refuzuar planin e Ahtisarit për pavarësinë. Pas bisedimeve këtë javë me troikën evropiane, suket se ka në Beograd shenja të fleksibiliteti.