1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përplasje mes policisë dhe demonstruesve në Gjermani

14 Janar 2023

Mijëra vetë demonostruan kundër boshatisjes së fshatit Lützerath, e cila do t'i hapë rrugën nxjerrjes së qymyrit nga koncerni i energjisë RWE. Në kuadër të protestës pati trazira dhe sulme ndaj policisë.

https://p.dw.com/p/4MC5b
Räumung von Lützerath - Demonstration
Fotografi: INA FASSBENDER/AFP

Disa mijëra vetë, mes tyre edhe aktivistja e njohur e klimës, Greta Thunberg dhe aktivistja gjermane, Luisa Neubauer protestuan të shtunën (14.01.) për mosprishjen e fshatit Lützerath dhe ndalimin e nxjerrjes qymyrit në zonë. Aktivistja suedeze, Greta Thunberg akuzoi Gjermaninë, se "është një nga mëkataret më të mëdha të klimës në botë". Ajo bëri thirrje për vazhdimin e rezistencës. Që të premten ajo kishte bërë thirrje në Lützerath kundër prishjes së fshatit dhe nxjerrjes së qymyrit nga koncerni energjitik, RWE. "Nëse qeveritë dhe koncernet shkatërrojnë mjedisin, (...) njerëzit mbrohen", tha Thunberg.

Räumung von Lützerath - Demonstration
Greta ThunbergFotografi: /Henning Kaiserdpa/picture alliance

Protesta e aktivistëve të klimës filloi paqësisht, por më vonë sipas të dhënave të policisë, u hodhën mjete piroteknike. Më pas pati përplasje dhe disa aktivistë arritën të thyenin kordonin policor dhe të hynin në zonën ku nxirret qymyri, Garzweiler II.

Räumung von Lützerath - Demonstration
Fotografi: Federico Gambarini/dpa/picture alliance

Kryeministri i landit NRW, Hendrik Wüst (CDU) dhe ministrja e Bujqësisë së landit, Mona Neubaur (Të Gjelbrit)  e mbrojtën planin për prishjen e fshatit, duke theksuar, se ky bëhet mbi bazën e një ujdie mes federatës dhe landit me koncernin energjitik. Kjo ujdi ka anën tjetër daljen nga energjia e qymyrit në vitin 2030. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, kishte bërë të ditur para disa ditësh se qymyri nën Lützerath nevojitet për sigurinë energjitike në këto kohë krize.

Räumung von Lützerath - Demonstration
Fotografi: INA FASSBENDER/AFP