1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përmbytjet në Gjermani - gjendja ende e nderë

19 Korrik 2021

Situata në zonat perëndimore dhe jugore të Gjermanisë të prekura nga shirat dhe përmbytjet mbetet e tensionuar.

https://p.dw.com/p/3whE6
Nach dem Unwetter in Rheinland-Pfalz
Fotografi: Thomas Frey/picture alliance/dpa

Ndërsa në disa zona të Gjermanisë banorët kanë nisur me rregullimin e dëmeve, në zona të tjetra e vetmja gjë që ata mund të bëjnë është të presësin deri sa të të tërhiqen masat e ujit.

Ndoshta lajmi më i mirë i ditës për shumë vetë është parashikimi i motit. Sipas tij priten reshje të forta dhe rreziku për fryrjen e lumenjve duket se për momentin është shmangur.

Sidoqoftë rreziku për përmbytje të tjera mbetet i lartë, veçanërisht në jug dhe lindje të Bavarisë, sepse nga reshjet e shiut të ditëve të fundit po rritet gradualisht niveli i përrenjve dhe i lumenjve.

Unwetter in Bayern
PassauFotografi: Peter Kneffel/dpa/picture alliance

Në Passau, për shembull, niveli i ujit të lumit Danub ka arritur në 8.5 metra, dhe autoritetet kanë dhënë paralajmërim për përmbytje. Shëtitorja në breg të lumit dhe zonat e parkimit përgjatë lumit janë përmbytur tashmë dhe banorët po mbrojnë shtëpitë me thasë dhe barriera.

Numri i viktimave të konfirmuara për shkak të përmbytjeve shkatërruese në Gjermani arriti gjatë fundjavës në më shumë se 160 vetë.

Nach dem Unwetter in Rheinland-Pfalz
Fotografi: Thomas Frey/picture alliance/dpa

Policia njofton se ka arritur të kontaktojë përmes telefonit me më shumë se 700 vetë që konsideroheshin të zhdukur prej katastrofës në Nordrhein-Westfalen.

Deutschland Unwetterkatastrophe | Sinzig, Landkreis Ahrweiler in Rheinland-Pfalz
Fotografi: Abdulhamid Hosbas/AA/picture alliance

Në zonat e katastrofës janë në kërkim të personave të tjerë të zhdukur 250 policë, zjarrfikës dhe punonjës të Entit për Fatkeqësi Natyrore. Sipas policisë në qarkun Rhein-Sieg dhe në rrethin Euskirchen janë rreth 150 vetë që konsiderohen ende si të zhdukur.