1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundon Turi Çiklistik i Francës

Stefan Hauch30 Korrik 2007

Vitin e ardhshëm do të përmirësohet gjithçka

https://p.dw.com/p/BNVT
Mbërritja e grupit të çiklistëve në bulevardin the Champs-Elysees.Fotografi: picture alliance / dpa

Spanjolli Alberto Contador fitoi të 94-tin Tour de France. I dyti në vlerësimin e përgjithshëm doli australiani Cadel Evans.

Atmosferë e bukur në startin në Londër: publik entuziast, askund bomba, të gjitha kontrollet e dopingut negative, miliona sportdashës. Njërit nga pjesëmarrësit e turit, Fabian Wegman:

"Eshtë vërtet çmenduri, kur je duke i dhënë bicikletës nuk arrin t'i regjistrosh të gjitha, por është fantastike. Kur shihja sipër zbuloja vetëm fytyra njerëzish, ishte e pabesueshme"

Lehtësim,një tur i mirë nisi, sprintuesit fitojnë, vetëm Erik Cabeli (Zabel) jo, dhe më 14 korrik shënohet edhe një fitore e etapës dhe fitim i fanellës së verdhë për Linus Gerdemanin:

"Kurrë në jetën time nuk e kam kaluar limitin. Unë thjesht jam shumë i lumtur, falenderim të gjithëve."

Pas triumfit- drama: tre ciklistë të ekipit T-Mobile u rrëzuan dhe njëri nga ata me të cilët lidheshin shpresat, Patrik Sinkevic dyshohet se ka marrë doping. Një katastrofë për sponsorin T-Mobile. Nis rruga për në kaos. Aleksandër Vinokurov, njëri nga favoritët akuzohet për doping me gjak të huaj, i gjithë ekipi Astana, duke përfshirë Andreas Klödenin detyrohet të largohet nga turi. Michael Rassmusen, danez në fanellë të verdhë, gënjen dhe përjashtohet. Gjermani më i mirë, Jens Vogt, bën bilancin e tij:

"Në fund je i gëzuar që të gjitha i ke lënë pas vetes, sepse ishte edhe shumë e vështirë. OK, tani përjashtohen të gjithë ata që nxjerrin probleme, që na e bëjnë jetën të vështirë dhe na dëmtojnë imazhin, të gjitha këta seleksionohen."

Në garën vendimtare që u bë të shtunën, Alberto Kontador mbrojti fanellën e verdhë dhe shpëton me 23 sekonda përparësi synimin e tij:

"Kjo është dita më e bukur e jetës sime dhe unë shpresoj që dita e nesërme do të jetë gjithashtu e bukur, në mënyrë që ta shijoj, përndryshe nuk ka asnjë problem."

Dëshira e tij u plotësua. Të dielën, spanjolli Alberto Contador fitoi të 94-in Tour de France.

Vitin e ardhshëm gjithcka do të bëhet më mirë- le të shikojmë.