Papa i 266-të jo europian
14 Mars 2013
Në krye të Kishës katolike për herë të parë në historinë e saj dymijëvjeçare është një Papë nga Amerika Latine. Argjentinasi 76 vjeçar Jorge Mario Bergoglio u zgjodh në raundin e pestë të votimit në konklavën, ku ishin mbledhur 115 kardinalët nga e gjithë bota.
Ai u zgjodh kështu si pasardhës i Bendiktit të XVI-të, që dha dorëheqjen. Ati i ri i shenjtë, i cili do të ketë emrin Françeks doli në dritaren e lozhës dhe iu drejtua besimtarëve të grumbulluar në sheshin Shën Pjetrit duke u dhënë bekimin e parë Apostolik dhe duke u lutur për ish-Papën Benedikti i XVI. Eshtë hera e parë që një papë mban emrin Françesk.
“Papa i ri u mor nga fundi i botës. Ju falenderoj për pritjen tuaj. Së pari dua të bëj një lutje për Benediktin XVI. Uroj për një rrugë dashurie dhe besimi mes nesh. Të lutemi për njëri-tjetrin, për të gjithë botën, që të ketë një vllazëri të madhe. Uroj që rrugëtimi që nisim sot do të shërbejë për ungjilëzimin e këtij qyteti të bukur. Kërkoj lutjen e popullit për bekimin tim nga Zoti", tha papa i ri, i cili më pas është lutur me besimtarët.
Bergoglio mbahet si njeri modest dhe konservator. Ai është tashmë kreu i rreth 1,2 miliardë katolikëve në mbarë botën. Bergoglio është Papa i 266 në historinë e Kishës katolike dhe në të njëjtn kohë i pari jezuit që është zgjedhur ndonjëherë Papë.
Gjatë zgjedhjeve për Papën e ri në vitin 2005 ai ishte konkurrenti kryesor i Joseph Ratzinger, i cili u zgjodh atëherë si Papa Benedikti i XVI-të dhe që udhëhoqi kishën katolike për tetë vjet rrjesht. Benedikti ishte në fund të shkurtit i pari Papë qysh prej 600 vjetësh që dha dorëheqjen. Gjermani 85 vjeçar e argumentoi këtë vendim me moshën e tij të thyer.