Osetia Jugore kërkon pavarësi
13 Nëntor 2006Lufta për pavarësinë e Osetisë Jugore ka nisur që në vitin 1992: Banorët e provincës zhvilluan me mbështetjen e Rusisë një luftë të përgjakshme për pavarësi kundër Gjeorgjisë.
Rezultati i zgjedhjeve është një rezultat si në kohët e Bashkimit Sovjetik: Në referendumin për pavarësi në Osetinë Jugore 99 përqind e popullsisë votuan për pavarësinë nga Gjeorgjia. Pjesëmarrja në zgjedhje e 55 mijë banorëve me te drejtë vote ishte 94.5 përqind.
Bashkësia ndërkombëtare i trembet trazirave
Ndërkohë zgjedhjet presidenciale, të cilat u zhvilluan në mënyrë paralele me referendumin popullor i fitoi me shumicë të qartë votash presidenti, Eduard Kokoiti.
Këtë rradhë në zgjedhje nuk morrën pjesë vëzhgues ndërkombëtarë. Përpjekjet e provincës së Osetisë Jugore për pavarësi nuk mbështeten nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka shprehur shpqetësimin se këto përpjekje mund t´i rrisin trazirat në rajon.
Për Ukrainën rezultati është normal
Ndërkohë Ukraina kish dërguar ekspertë qeveritarë: "Mund të themi se votuesit ishin krejtësisht të qetë dhe nuk dukeshin sikur qëndronin nën presion. Për ne rezultati është tepër normal. Zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me ligjet e republikës dhe populli i Osetisë Jugore shfaqi në mëyrë objektive dëshirat e tij politike." - Kështu u shpreh vëzhguesi nga Ukraina, Baulin.
Përpara 15 vitesh ndodhi një referendum i ngjashëm me të njëjtin rezultat. Por bashkësia ndërkombëtare nuk e njohu Osetinë Jugore si shtet të pavarur. Përpara pak ditësh, përfaqësuesi i BE-së në Gjeorgji, Torben Holtze, deklaroi se BE-ja nuk do t´i njohë zgjedhjet e ashtuquajtura presidenciale. Ndërkohë NATO dhe OKB-ja kishin paralajmëruar se destabilizimi i Osetisë Jugore nuk është në interes të askujt.
Ky qëndrim i ndërkombëtarëve është i pakuptueshëm, thotë ministri i brendshëm i Osetisë Jugore Mindsaev: "Si BE-ja ashtu edhe NATO nuk i njohin këto zgjedhje. Por për ne mendimi i popullit është shumë i rëndësishëm. Në rast se këto organizata ndërkombëtare nuk e pranojnë dëshirën e popullit, atëherë unë shtroj pyetjen përse ekzistojnë ato? Ne e dimë që nuk mund të njihemi si republikë e pavarur brenda një dite. Por ne e njohim mendimin e popullit tonë. hapata tanë të mëtejshëm drejt pavarësisë do të jetë të kujdesshëm dhe paqësorë."
Udhëheqësi i separatistëve Kokoiti, i cili u rizgjodh sërish, kërkon bashkimin e Osetisë Jugore me ende republikën e Rusisë, Osetinë Veriore. Gjeorgjia, e cila gjatë viteve 90 zhvilloi përleshje të përgjakshme me Osetinë Jugore, e akuzon Rusinë se i mbështet përpjekjet për pavarësi.
Rusi-Gjeorgji marrëdhënie të ndera
Rusia ka vite që i mbështet separatistët e Osetisë Jugore dhe kërkon tani nga Gjeorgjia që ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë janë tepër të ndera aktualisht. Presidenti i Gjeorgjisë Sakashvili nuk e pranon pavarësinë e Osetisë Jugore nga Gjeorgjia dhe ka deklaruar se do t´i ndalojë përpjekjet për ndarje edhe me dhunë po të jetë e nevojshme. Vitin e kaluar presidenti gjeorgjian i ofroi rajonit më shumë autonomi dhe disa të drejta legjislative dhe ekzekutive. Por Kokoiti nuk e pranoi këtë ofertë.