1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OSBE shqyrton incidentin ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë

8 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BRyN

Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, OSBE, ka shprehur shqetësim për grindjen ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë për një incident të pasqaruar në hapësirat e Gjeorgjisë. OSBE-ja po shqyrton informacionet për mundesinë e hedhjes së raketës ruse në territorin gjeorgjian dhe do të kërkojë një raport të hollësishëm, deklaroi ministri i jashtëm spanjoll Miguel Angel Morations, kryetar aktual i organizatës. Kryetari i shtetit gjeorgjian Michail Sakaschwili konfirmoi akuzën, sipas së cilës një raketë ruse është hedhur nga një avion në vendin e tij. Moska e kundershtoi edhe një herë akuzën dhe foli për provokim.