1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita konservatore maqedonase fiton zgjedhjet parlamentare

DW6 Korrik 2006

Partitë politike në Maqedoni kanë shpallur rezultatet paraprake të votimeve të zhvilluara dje. Opozita VMRO-DPMNE njoftoi për epërsi në katër njësi zgjedhore, ndërsa LSDM udhëheq në dy njësi zgjedhore. BDI-ja shqiptare nuk ka dhënë rezultate përfundimtare, por ka shpallur fitoren në të gjitha njësitë zgjedhore, përveç njësisë katër

https://p.dw.com/p/Aqcv
Nikola Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE--së
Nikola Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE--sëFotografi: AP

Lidhja konservatore opozitare "Për një Maqedoni më të mirë" ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kjo u bë e ditur nga Komisioni shtetëror zgjedhor pas numërimit të më shumë se 60% të votave në kryeqytetin maqedonas, Shkup.

Kryeministri dhe kryetari i socialdemokratëve,Vlado Buçkovski pranoi humbjen dhe i ka uruar shefit të konservatorëve, Nikola Gruevski fitoren. Para simpatizantëve të tij, Gruevski tha se Maqedonia ka humbur në 15 vjetët e fundit që kur fitoi pavarësinë nga Jugosllavia dhe nuk mund të humbasë më shumë kohë.

Si pika të rëndësishme në qeverisjen e tij të ardhshme, ai theksoi luftën kundër varfërisë, kriminalitetit dhe korrupsionit si dhe pranimin në BE. Edhe Partia shqipëtare BDI, ka shpallur, sipas rezultateve jo zyrtare, fitoren në pjesën më të madhe të njësive. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp , zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 56%. Dita e votimit ka kaluar relativisht e qetë dhe nuk ka pasur incidente të dhunshme.