1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
SportGlobal

Olimpiada 2024: Ndizet flaka olimpike në Paris

27 Korrik 2024

Parada e anijeve në Senë, flaka olimpike nën një ballon, Lady Gaga dhe Celine Dion - Lojërat e 33 verore filluan me një festë spektakolare, të superlativave.

https://p.dw.com/p/4ioPV
Kulla Eiffel e ndricuar me rathët olimpik
Kulla Eiffel e ndricuar me rathët olimpikFotografi: Cheng Min-Pool/Getty Images

206 kombe në 85 anije, që me rreth 6.800 sportiste dhe sportistë nga 206 vendet pjesëmarrëse në komitetin Olimpik përshkuan rrugën gjashtë kilometra duke kaluar krah atraksioneve ikonike të Parisit si katedralja e sapo restauruar Notre-Dame, Louvre apo shehsi Place de la Concorde në drejtim të kullës Eiffel.

Frankreich | Paris2024 | Olympische Sommerspiele in Paris Eröffnungsfeier
Fotografi: Petr David Josek/Getty Images

Pavarësisht shiut të vazhdueshëm rreth 320.000 spektatorët ndoqën plot entuziazëm spektaklin shumëngjyrësh. Spektakli me drita e muzikë u shoqërua nga performancat e artistëve: kërcimtarë, këngëtarë, akrobate që prezantuan shfaqjen e konceptuar nga regjisori francez i teatrit.

Ndizet flaka Olimpike në një ballon që ngrihet në ajër mbi Paris duke sinjalizuar hapjen e garave!
Një pikë kulmore emocionuese kur ndizet flaka Olimpike në një ballon që ngrihet në ajër mbi Paris duke sinjalizuar hapjen e garave!Fotografi: Peter Cziborra/Pool via REUTERS

Gjatë garave olimpike organizatorët parashikojnë një numër mbi dhjetë milionë vizitorësh. Për zhvillimin e garave janë ëprcaktuar gjithsej 35 vende të ndryshme, garat kryesisht do të zhvillohen në Paris, por edhe disa disiplina të tjera në Lille, Marseille apo Lyon. Garat e sërfimit do të zhvillohen në Tahiti gati 10.000 maile larg Parisit. Në fund të garave olimpike verore në Paris nga 28 gushti deri më 8 shtator do të zhvillohen dhe Paralympics. Më 2028 olimpiada verore e radhës do të zhvillohet në. Ndërsa Lojërat Olimpike Dimërore 2030 do të zhvillohen po në Francë.

Marie-Jose Perec dhe Teddy Riner duke ndezur flakën olimpike.
Marie-Jose Perec dhe Teddy Riner ndezën flakën olimpike.Fotografi: Marko Djurica/REUTERS