1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB paralajmëron për ndryshime të pakthyeshme klimatike

Irene Quaile3 Nëntor 2014

Raporti i IPCC nuk lë asnjë dyshim se ngrohja globale po ndodh, se ajo është shkaktuar nga njerëzit dhe se që tani ka pasoja të rrezikshme.

https://p.dw.com/p/1Dfs4
Fotografi: picture-alliance/DPPI Media

Në prag të konferencës së ardhshme të OKB-së për klimëm, e cila zhvillohet në Peru, një raport i OKB-së paralajmëron për ndryshime të pakthyeshme klimatike. Ndryshimi i klimës ka potencialisht "pasoja serioze, të thella dhe të pakthyeshme për njerëzit dhe ekosistemet", thuhet në raport. Por ende ka kohë për të parandaluar uljen e emisioneve të gazrave që shkaktojnë efektin e serës. Ky është mesazhi i raportit Këshillit Botëror të Klimës (IPCC ), i cili u botua të dielën.

Raporti nuk përmban të dhëna të reja, por formulimet e tij i hapin këtij problemi një prehtësi dhe urgjencë të lartë. Në raport përfshihen të dhëna shkencore për ndryshimet e klimës dhe u drejtohet në radhë të parë vendimmarrëve nga fusha e politikës.

Nevojë për veprim urgjent

Raporti i IPCC nuk lë asnjë dyshim se ngrohja globale po ndodh, se ajo është shkaktuar nga njerëzit, se që tani ka pasoja të rrezikshme dhe se trendi i rritjes së temperaturës globale mund të jetë e pakthyeshëm.

Symbolbild Ozonloch
Fotografi: picture-alliance/dpa

Raporti gjithashtu bën të qartë se emisionet e gazrave duhet të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme shumë shpejt, në mënyrë që të ngrohja globale të mbetet në nivelin nën 2 gradë Celsius, për të shmangur kështu ndikimet e forta të ndryshimeve klimatike - si moti ekstrem, rritja e nivelit të detit, përmbytjet dhe thatësira.

Interesat e politikës

Para se të botohej raporti politikisht shumë i ndjeshme, ai u lexua rrjedht për rrjesht nga zyrtarët e qeverive. Zyrtarisht kjo u bë që të garantohej që rezultatet të jenë të kuptueshme për vendimmarrësit. Në fakt qeveritë u përpoqën që të ndikonin në përzgjedhjen e fjalëve, në mënyrë që të forcojnë pozitën e tyre në bisedimeve.

Fortschreitende Wüstenbildung in Indien
Fotografi: picture-alliance/dpa

2000 komente u bënë prej përfaqësuesve të vendeve. Disa kërkonin madje të dhëna të sakta parashikuese për stuhitë, thatësirat apo përmbyjtet.

Nga perspektiva e OJQ-ve si Greenpeace, WWF dhe Germanwatch, raporti tregon se ende nuk është tepër vonë për të shmangur ndryshimet e rrezikshme të klimës. Por ata thonë gjithashtu se kjo dritare do të mbyllet deri në vitin 2020. Deri atëherë, bota duhet të ketë kaluar në pjesën më të madhe tek prodhimi i energjisë së rinovueshme, tek rritjen e eficiencës së energjisë dhe ndalimit të mëtejshëm të shpyllëzimeve të ndaluara, në mënyrë që të kufizohet emetimi i gazrave që shkaktojnë efektin serë.