1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB miratoi rezolutën e Serbisë për Kosovën / Parlamenti i BE dënoi dëbimet e romëve nga Franca / Afganistani nëntë vjet pas 11 shtatorit

12 Shtator 2010
https://p.dw.com/p/PA6x

1. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi njëzëri rezolutën e Serbisë për Kosovën. Rezoluta i hapë rrugët një dialogu të ri mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në këtë seancë u pa se mospajtimet mes palëve janë shumë të mëdha. Bahri Cani më gjerësisht.

2. Parlamenti i BE dënoi dëbimet e romëve nga Franca dhe shtete të tjera si shkelje të të drejtave themelore. Me një shumicë të ngushtë deputetet e Parlamentit evropian të enjten (9.9.) aprovuan në Straßburg vendimin ku kërkohet ndërprerja e dëbimeve. Christoph Hasselbach sjell hollësitë.

3. Pamjet e tmerrshme të 11 shtatorit 2001 afganët i panë vetëm disa javë apo muaj më vonë. Publikimi i këtyre fotografive ishte ndaluar në shtetin ku sundonin talebanët. Megjithatë lajmi se ishin sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte përhapur si rrufeja në mbarë vendin. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës fajtorë ishin organizata terroriste Al Kaida dhe aleatët e saj, talebanët. Pak kohë më vonë u përmbys regjimi i talebanëve. Afganët shpresuan për herë të parë pas 20 vitesh luftë dhe luftë qytetare për një jetë më të mirë. Por çfarë ka mbetur nga kjo shpresë tani nëntë vjet pas sulmeve të 11 shtatorit? Ratbil Shamel sjell hollësitë.