1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB-ja paralajmëron nga terheqja e menjëhershme e ushtrisë amerikane nga Iraku

18 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BJK4

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon i ka paralajmëruar forcat ushtarake amerikane që të mos terhiqen në mënyrë të mënjehershme nga Iraku. Në këtë mënyrë kriza në Irak mund të thellohet, tha Ban në Nju Jork. Ai kerkoi nga qeveria në Uashington, që të mbajë parasysh fatin e popullsisë civile në vendimet për terheqjen e mundshme të trupave. Në kongresin amerikan shtohen zerat për një plan tërheqjeje. Në provinën irakiane Dijala në veri të Bagdadit të panjohur në uniformë ushtarake vranë 29 banorë të fshatit. Në Bagdad sipas të dhënave të policiës janë vrarë së paku 4 vetë, gjatë shperthimit të një bombe në një makinë para ambasadës iraniane.