1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB-ja para detyrave të pamundura

Gero Schließ/Bahri Cani18 Shtator 2013

Rezultati i raportit është ditur që para paraqitjes zyrtare të tij në OKB. Tani duhet eliminuar shumë pengesa në rrugën drejt shkatërrimit të armëve kimike në Siri.

https://p.dw.com/p/19jrG
Fotografi: Reuters

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon ka folur edhe vet të premten e kaluar për një shkallë "shumë të lartë të dëshmive" për përdorimin e armëve kimike në Siri. Ndaj nuk është ndonjë befasi që mediat amerikane nuk i kanë vënë na ballinë lajmet e fundit.

Për këtë ka ndikuar edhe marrëveshje mes SHBA dhe Rusisë në Gjenevë lidhur me planin për shkatërrimin e armëve kimike siriane. Dhe së fundi vet presidenti sirian Baschar al-Assad ka pranuar kërkesën për shkatërrimin e armëve kimike, ndaj askush nuk ka dyshuar se në rarportin e inspektorëve të OKB do të thuhet se janë përdorë armë të këtilla në luftën e atjeshme.

Ban Ki-moon UN Pressekonferenz
Ban Ki-Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-sFotografi: Reuters

Raporti lë të hapur pyetjen se kush është autori i sulmeve

Në raportin e paraqitur zyrtarisht në KS të OKB prezantohen dëshmi të shumta për përdorimin masi të gazit helmues Sarin, në sulmin e 21 gushtit në Damask. Por pyetja më e rëndësishme është se kush është përgjegjës për këto sulme, sepse palët e fajësojnë njëra - tjetrën. Eksperti për Lindjen e Mesme Bruce Riedel nga "Brookings Institution" në Uashington për DW shpjegon: "Raporti nuk e akuzon drejtpërdrejt regjimin e Assadit, por gati askush nuk u beson pohimeve të tij se rebelët janë përgjegjës për masakrën." Ban Ki Moon ishte më i kujdesshëm në paraqitjen e tij me fjalët se "përgjegjësit duhet të nxjerren para drejtësisë".

Ban Ki Moon për mundësinë e përdorimit të dhunës

Bani me vendosmëri thotë se SHBA-ja dhe Rusia kanë rënë dakord në Gjenevë për mundësinë e përdorimit të dhunës për asgjësimin e armëve të Sirisë. Nëse regjimi në Damask nuk i plotëson obligimet e veta, duhet të ketë "pasoja" tha ai me rastin e paraqitjes së raportit.

Por pikërisht përdorimi i dhunës është shumë i diskutueshëm mes palëve. Uashingtoni dhe Moska kanë paraqitur edhe me këtë rast qëndrime kundërthënëse lidhur me mundësinë e përdorimit të dhunës në Siri. Ministri i Jashtëm amerikan John Kerry thotë se mundësia e përdorimit të dhunës duhet të futet patjetër në rezolutën e OKB, ndërsa homologu i tij rus Sergej Laëroë nuk është dakord më këtë.

Genf Beratungen zu Syrien 14.09.2013
John Kerry, ministri i Jashtëm amerikanFotografi: Philippe Desmazes/AFP/Getty Images

Pak përvoja të ngjashme

Në KS të OKB do të merret vendimi në ditët që vijnë. Ai duhet të vendosë për rezolutën që do të parashikonte edhe përdorimin e dhunës ushtarake. Bruce Riedel sheh mundësinë e dështimit të planit të OKB. "Kush garanton sigurinë e ispektorëve në Siri? OKB-ja nuk mund t'i besojë ushtrisë siriane. Ajo është fajtore për masakrën. Por OKB nuk mund t'i besojë as rebelëve", thtoë Riedel.

Regjimi i Assadit duhet të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare jo vetëm në çështjet e sigurisë, por duhet të jetë më transparent, mendon Mark Jacobsen. Ai duhet të bëj publike edhe të dhënat për prejardhjen e armëve kimike. Jacobsen thotë se këtu ka dhe probleme të pazgjidhshme teknike.

Në Siri duhet të dërgohen me qindra ekspertë, për të futur gjendjen nën kontroll", mendon ai. Por ka shumë pak raste të ngjashme. Në Irak janë dashur më shumë se 10 vjet për asgjësimin e armëve kimike. Në Siri aksioni do të zgjasë vetëm një vit", Kjo është shumë e vështirë", shkruan gazeta "Neë York Times", por "është e mundur".

Inspektorët në rrezik?

Riedel ka frikë edhe për fatin e inspetorëve për shkak se nuk dihet se si do të sillen kryengritësit. Shumë prej tyre nuk respektojnë fare marrëveshjen e Gjenevës dhe e shohin atë si fitore të regjimit të Asadit. "Ekstremistët në mesin e kryengritëve me siguri që do të përpiqen që të pengojnë me dhunë dhe sulme punën e inspektorëve. Al Kaida e sheh OKB si vegël të një fuqisë më të madhe që punon kundër fesë islame. Riedel ëshë i sigurt se filiala e Al Kaidës në Siri, al Nusra-Front, ka mundësi për të bërë sulme vetëvrasëse në Damask dhe vende të tjera.