1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB-ja do ta zgjerojë angazhimin e saj në Irak

8 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BRyP

Megjithë situatën e vështirë OKB-ja do ta zgjerojë angazhimin e saj në Irak. Një projektrezolutë e paraqitur nga SHBA dhe Britania e Madhe mund të aprovohet të enjten në Khöshillin e Sigurimit të OKB-së, tha ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad. Projektrezoluta parashikon zgjatjen e misionit UNAMI, që skadon me 10 gusht dhe thekson rëndësinë e trupave multinacionale në Irak. Eshtë planifikuar edhe dergimi i një të pörfaqösuesi të posaçëm amerikan, i cili do të këshillojë qeverinë irakiane në cështjet politike, ekonomike juridike elektorale. Nderkohë në Irak ndodhen vazhdimisht maksimalisht 65 punonjës të OKB-së.