1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama shpallet nobelist i paqes për vitin 2009 / Vizita e kryeministit shqiptar Sali Bersiha në Kosovë / Zgjedhjet parlamentare në Greqi

10 Tetor 2009
https://p.dw.com/p/K3XH

1. Të premten presidenti amerikan Barack Obama u shpall nobelist i paqes për vitin 2009. Obama nderohet për përpjekjet e tij për forcimin e diplomacisë dhe angazhimin për një botë pa armë atomike. Më gjerësisht Pandeli Pani.

2. Një ngjarje tjetër e cila u përcoll me interesim të mash nga mediet dhe publiku si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri në javën që po e lëmë pas ishte vizita e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në Kosovë. Kjo ishte vizita e parë e kryeministrit shqiptar që nga Shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë vizitë, kryeministri Berisha po shoqërohej edhe nga disa ministra të qeverisë së tij dhe u nënshkruan gjashtë marrëveshje bilaterale. Berisha u prit në Kosovë me ceremoni shtetërore dhe u dekorua me medalen e artë të lirisë nga presidenti Fatmir Sejdiu. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Bekim Shehu.

3. Socialistët e PASOK-ut dhe kreu i tyre Jorgos Papandreu korrën një fitore triumfale në zgjedhjet parlamentare në Greqi me 43.8% të votave dhe 160 vende. Humbësi i madh ishin të djathtët e Neodemokracisë, që morën rezultatin më të ulët në historinë e tyre, me 33.8% dhe 92 vende në parlament. Karamanlis, pas 5 vjet qeverisjeje të së djathtës, pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë. Niko Anagnosti më gjerësisht.