Në Turqi, zgjedhësit po vendosin për ndryshime të kushtetutës
21 Tetor 2007Reklamë
Në Turqi, zgjedhësit po vendosin për disa ndryshime të kushtetutës. Pika kryesore është zgjedhja në të ardhmen e presidentit të shtetit nga populli dhe jo më nga parlamenti, si dhe lejimi që ai të qëndrojë në post për një periudhë dhjetëvjecare. Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen njëherë në katër vjet, dhe jo njëherë në pesë vjet si deri tani.