1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Turqi u mblodh parlamenti i ri me pjesëmarrje edhe të deputetëve kurdë

5 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BQ6n

Ankara: Në Turqi është mbledhur parlamenti i ri pas zgjedhjeve të parakohshme të fituara nga partia AKP, e cila ishte edhe më parë në qeveri. Vëmendja është përqendruar tek 20 deputetët pro-kurdë, të pranishëm për herë të parë në parlament që prej vitit 1991. Këta theksuan se duan pajtim dhe zgjidhje paqësore të konfliktit turko-kurd, që ka shkaktuar 30.000 të vrarë që nga fillimi i viteve tetëdhjetë.