1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në supermarketet gjermane vaji grek përfaqësohet shumë pak

Panagiotis Kouparanis/Eliana Xhani13 Nëntor 2012

Megjithëse me cilësi shumë të lartë, vaji i ullirit grek është shumë pak i pranishëm në supermarketet gjermane. Ndërsa ai italian, që përzjehet me vaj grek për përmirësimin e cilësisë dhe shijes, ka pozicion monopol.

https://p.dw.com/p/16i8M
Georgioupolis (Kreta): Blick in ein Geschäft in dem kleinen Ferienort Georgioupolis im Norden Kretas. Hier kaufen vor allem Touristen die landestypischen Produkte wie Olivenöl, Honig, Kräuter und Gewürze ein. Der Ort wurde von dem 1898 eingesetzten Hochkommissar von Kreta, Prinz Georg, ins Leben gerufen. Er verwaltete Kreta nach dem Abzug der Türken. Heute erfreut sich der Ort bei Urlaubern vor allem wegen des Strandes, der sich östlich vom Ort kilometerweit erstreckt, großer Beliebtheit Schlagworte Geografie, Tourismus, Handel, Gesellschaft, Wirtschaft, Geschäft, Regale
Fotografi: picture-alliance/dpa

Me një pjesë tregu prej 70 për qind vaji i ullirit italian ka një pozicion monopol në tregun gjerman. Vajit të ullirit spanjoll dhe grek i përkasin respektivisht nga 10 për qind të tregut. Kjo është e padrejtë kundrejt cilësisë së vajit të ullirit grek, thotë Johannes Eisenbach, koordinator i një rrjeti prej rreth 1000 fermash biologjike të vogla dhe të mesme në Greqi. Siç prezantoi ai në një takim të fondacionit Hanns-Seidel në ishullin grek Lesbos, vaji i ullirit italian përzihet me vaj grek, që të arrijë vlerat e cilësisë dhe shijes të nevojshme për t'u shitur në supermarketet gjermane. Kështu tregtarët italianë bëjnë biznes të mirë: ata blejnë vaj ulliri grek për rreth 1,7 euro për litër dhe e shesin atë pastaj shumë më shtrenjtë.

Një mundësi për t'iu kundërvënë këtij zhvillimi ka, thotë Johannes Eisenbach: "Prodhuesit dhe shoqatat greke të prodhuesve nuk duhet t'u shesin vaj blerësve italianë për katër vjet. Vetëm kështu Greqia mund të ketë mundësi të shesë vetë në treg 20 për qind të vajit grek, i cili përmbahet në vajin e ullirit italian."

Wann: 2.11.2012 Wo: Insel Lesbos (Griechenland) Anlass: Tagung der Hanns-Seidel-Stiftung zur Förderung des griechischen Olivenöls Hier: Johannes Eisenbach, Koordinator des Exportverbunds Organic Marketing Network - OMEN und des Bio-Betriebsnetzes Biocyclic Network in Griechenland und auf Zypern. Copyright: DW
Johannes EisenbachFotografi: DW

Por edhe vetë Johannes Eisenbach e pranon se kjo zgjidhje radikale është shumë e vështirë të zbatohet. Shumë më realiste është për të ndjekja e një rruge më të gjatë dhe më të vështirë: të hyjë vetë në tregun gjerman. Në këtë drejtim mund të mësohet nga firmat italiane të tregtimit, të cilat në bashkëpunim prej shumë dekadash me rrjetet gjermane të supermarketeve kanë fituar një besim, që bazohet në sasitë e livruara, çmimin e paluhatshëm dhe cilësinë e vajit të ullirit, për të cilën është rënë dakord.

Prodhuesit grekë duhet të ndryshojnë qendrim

Një mangësi për vajin e ullirit grek është fakti, që ai shkakton kosto më të larta prodhimi dhe transporti se ai italian. Plantacionet e ullinjve gjenden shpesh në terrene të thepisura, çka nuk lejon përdorimin e makinerive në vjelje. Kosto më të larta shkaktohen edhe nga rrugët më të gjata të transportit drejt Evropës Perëndimore. Por këto nuk janë të vetmet probleme, thotë Konstantin Protoulis, pronar i një sipërmarrje mbushjeje për vaj ulliri në Lesbos: "Gjatë 30 viteve të fundit prodhuesit janë mësuar të jetojnë nga subvencionet shtetërore dhe të BE-së". Por kjo tani duhet të ndryshojë, thotë Protoulis: "Prodhuesit e vajit të ullirit duhet të dalin përsëri në plantacionet e ullinjve dhe t'i kultivojnë pemët nën drejtimin e ekspertëve të bujqësisë."

im Anhang schic k e ich Ihnen 5 Fotos von der Veranstaltung über das Thema "Kretische Küche-Tradition und Gesundheit" in München am 16.02.2009. Die Fotos habe ich selber gemacht und trette hiermit die Nutzungsrechte der Deutsche Welle ab. Georgios Pappas Griechische Redaktion
Vaj ulliri nga KretaFotografi: Georgios Pappas

Nën këtë lloj ekspertize mund të rritet më tej cilësia e vajit të ullirit. Protoulis tregon se ka lidhur kontrata me qindra fermerë ullinjsh, të cilët janë angazhuar të marrin pjesë në seminare të specializuara, të respektojnë metoda prodhime dhe standarde cilësie të caktuara dhe të mos përdorin pesticide. Me partnerin e tij gjerman të shitjes Bastian Jordan ai ia ka dalë mbanë të krijojë një pozicion edhe në tregun gjerman.

Shanset e vajit të ullirit grek në tregun gjerman

20 vjet më parë familja Jordan u vendos në Greqi dhe prodhon vaj ulliri, të cilin ua shet restorantëve gjermane të cilësisë së lartë. Një përpjekje për t'ia shitur vajin edhe supermarketeve nuk e kanë bërë ende. Për këtë sasia e vajit, që ata prodhojnë, është shumë e vogël. Një shans do të ekzistonte vetëm, nëse shumë prodhues në Greqi do të bashkoheshin dhe do të garantonin në periudhë afatmesme sasinë e kërkuar dhe cilësinë e vajit të ullirit. Vendimtare për Bastian Jordan është qendrimi kundrejt konsumatorit.

Konstantin Protoulis, Abfüller von Olivenöl auf Lesbos. Copyright: DW
Konstantin ProtoulisFotografi: DW

"Ne nuk shesim vetëm vaj ulliri nativ ekstra, pra të cilësisë më të lartë, por edhe atë nativ, i cili ka një legjitimitet ekzistence. E rëndësishme këtu është që ne e shesim si të tillë." Në supermarkete sot shitet megjithatë thuajse vetëm vaj ulliri nativ ekstra, megjithëse në pjesën më të madhe prodhohet vetëm vaj ulliri nativ, thotë Jordan. Përfundimi i tij është: "Kemi të bëjmë me një mashtrim, i cili mund të eliminohet me anë të ndershmërisë."

Për këtë është e nevojshme të punohet në sqarimin e konsumatorëve dhe kjo kërkon kohë. Duhet ndërtuar struktura e shitjes dhe logjistikës. Marketingu duhet të jetë transparent. Konsumatorit duhet t'i krijohet mundësia të ndjekin rrugën e vajit të ullirit nga prodhuesi deri në supermarket. Nëse grekët do të nisin këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë, në fund mund të kenë sukses, shpreh bindje Jordan. Megjithatë konsumi i vajit të ullirit në Gjermani është relativisht i ulët: konsumi vjetor për banor është vetëm 0,85 litra. Vend për përmirësim ka shumë, mendon prodhuesi i vajit të ullirit.

Wann: 2.11.2012 Wo: Insel Lesbos (Griechenland) Anlass: Tagung der Hanns-Seidel-Stiftung zur Förderung des griechischen Olivenöls Hier: Bastian Jordan, Besitzer von Jordan Olivenöl auf Lesbos. Copyright: DW
Bastian JordanFotografi: DW