1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Shqipëri hapen kutitë e votimit për zgjedhjet e autoriteteve lokale

Arben Muka18 Shkurt 2007

Për herë të parë në konkurim janë dy grupimet e mëdha të mazhorancës dhe të opozitës të cilët kërkojnë të marrin shumicën e kryetarëve të bashkive dhe komunave si dhe në këshillat administrative vendore

https://p.dw.com/p/AqXw
Pamje nga Tirana
Pamje nga TiranaFotografi: DW

Mbi 2.9 milionë qytetarë me të drejtë vote ju drejtohen sot 4600 qendrave të votimit në të gjithë territorin e Shqipërisë për drejtuesit e pushtetit lokal, kryetarët e bashkisë dhe komunës si dhe këshillat komunal në njësitë administrative. Zgjedhjet lokale po monitrohen nga afër 400 vëzhgues ndërkombëtar të OSBE-ODHIR-it si dhe 3000 vëzhgues shqiptarë nga një rrjet i OJQ-ve. Për herë të parë në këto zgjedhje po konkurojnë në pjesën më të madhe të zonave dy grupimet e mëdha politike, të djathtët në pushtet dhe të majtët në opozitë dhe vetëm në pak raste si alternativë e tretë janë kandidatë të pavarur apo nga ndonjë forcë politike minore jashtë koalicioneve të mëdha. Gara më e rëndësishme ku dhe politika ka shpenzuar energjitë më të mëdha gjatë fushatës elektorale është Tirana ku për postin e kryebashkiakut konkuron ish-ministri i brendshëm Sokol Olldashi si përfaqësues i mazhorancës dhe shefi i opozitës Edi Rama i cili kërkon mandatin e tretë në këtë post. Në mesin e vëzhguesëve ndërkombëtarë është edhe një delegacion i Parlamentit Evropian i drejtuar nga eurodeputetja Doris Pack. Në takimin që ajo ka zhvilluar me autoritetet e larta të vendit si dhe përfaqësues të politikës ka deklaruar se standardet e këtyre votimeve janë të lidhura me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, për antarësimin e saj në BE dhe NATO.