1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në selinë e OKB-së diskutohet për praninë e Kombeve të Bashkuara në Irak

23 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BieT

Ministra dhe zyrtarë të lartë të 13 shteteve diskutuan në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për gjendjen në Irak. Në takimin dyorësh që u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon para së gjithash u fol për një përforcim të mundshëm të pranisë së Kombeve të Bashkuara në Irak. Kryeministri irakian Nuri Al Maliki tha se qeveria e tij do të mund të mirrte përsipër një nivel mesatar të sigurisë për një kontigjent të madh të bashkëpuntorëve të Kombeve të Bashkuara në Irak. Në takim përveç pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit morrën pjesë edhe përfaqësuesit e tetë vendeve fqinje me Irakun.