1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europianët: Jo Blatter shef i FIFA në 2015

dpa afp sid/mck11 Qershor 2014

Sipas presidentes së Brazilit, vendi është gati për Botërorin 2014. Në Sao Paulo hapet Kongresi Botëror i Futbollit - Europianët janë kundër kandidaturës së Blatter për 2015. Lahm dhe Müller zgjasin kontaratat.

https://p.dw.com/p/1CGbU
Sepp Blatter Sao Paulo
Blatter në Sao PauloFotografi: picture alliance/Kyodo

Funksionarët më të lartë të Federatës së Futbollit Euopian, UEFA, kanë kërkuar nga Joseph Blatter tërheqjen e tij nga kandidatura për vazhdimin edhe më tej të postit si shef i FIFA-s. Presidentët e Federatës njoftuan për kandidaturën e zvicerianit 78 vjeçar në Sao Paulo për 2015, por që hasi me rezistencën e hapur të europianëve. Shefi i Federatës holandeze Michael van Praag bëri përgjegjës Blatter për imazhin e keq të FIFA-s. Dy ditë para hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit, Blatter hapi në Sao Paulo Kongresin e Federatës Botërore të Futbollit.

Dilma Rousseff Präsidentin Brasilien 02.06.2014
Fotografi: picture alliance/AP Photo

Ndërkohë Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, tha se vendi i saj është gati për të pritur Botërorin që do të nisë të enjten. Në një dalje televizive, ajo tha se pesimistët janë mundur nga vendosmëria e popullit brazilian. Ajo hodhi poshtë kritikat mbi shpenzimet e tepërta për këtë ngjarje duke thënë se turneu më i rëndësishëm i futbollit do të lërë një trashëgimi shumë të vlefshme infrastrukturore. Brazili ka kaluar një vit me protesta ndaj shpenzimeve të tepërta për Botërorin në një kohë që vendi ka nevoja të tjera emergjente, por presidentja Rousseff tha se shpenzimet për stadiumet nuk ndikojnë aspak në shpenzimet për shëndetësinë dhe arsimin.


Në kulmin e pritjeve plot emocion të tifozëve gjermanë për ekipin e tyre në këtë Kampionat, një lajm i mirë vjen nga Bajerni. Philipp Lahm dhe Thomas Muller kanë zgjatur kontratat e tyre me ekipin e Bayernit të Mynihut. Ata janë dy lojtarë kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola. 30-vjeçari Lahm, kapiteni i bavarezëve, do të luajë për Bajernin deri në 30 qershor 2018, ndërsa 24-vjeçari Muller ka zgjatur kontratën e tij deri në 30 qershor 2019.“Philipp Lahm dhe Thomas Muller janë lojtarë të rëndësishëm për klubin. Kanë nisur me ne karrierën e tyre dhe do të vazhdojnë të kenë rol kryesor në të ardhmen”, deklaroi presidenti Karl Heinz-Rummenigge.