1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në konfliktin atomik me Iranin, Franca ka paralajmëruar në mënyrë të pazakontë të qartë për rrezikun e një lufte

17 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BgnI
Në konfliktin atomik me Iranin, Franca ka paralajmëruar në mënyrë të pazakontë të qartë për rrezikun e një lufte. Bota duhet të përgatitet për më të keqen, tha ministri francez i punëve të jashtme, Bernard Kushner (Kouchner). Por më parë duhet të përfundojnë negociatat me Teheranin për t'i dhënë fund pasurimit të uraniumit. Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të lejojë, që Irani të prodhojë armë atomike. Irani e kritikoi në një reagim të tij Francën ashpër si mashë të SHBA. Qeveria gjermane tha se i përmbahet opsioneve diplomaitike. Të premten KS të OKB-së do të diskutojë për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Iranit.