Në Kirgizi mbahet zi për viktimat e kryengritjes popullore
9 Prill 2010Në kryeqytetin e Kirgizisë Bishkek një numër i madh njerëzish kanë mbajtur zi për viktimat e kryengritjes së përgjakshme popullore. Gjatë sulmit ndaj ndërtesave qeveritare prej pëkrahësve të opozitës dhe në përleshjet në rrugë me policinë ditët e kaluara u vranë 75 vetë dhe u plagosën 1.000 të tjerë.
Ndërkaq qeveria e vetëshpallur kalimtare deklaroi se situata është stabilizuar në masë të madhe. Forca të ushtrisë dhe policisë patrullojnë në kryeqytetin e vendit Bishkek. Plaçkitësit janë ndaluar me të shtëna paralajmëruese dhe gaz lotsjellës. Një delegacion i qeverisë së re pritet në Moskë. Kryeministri rus Putin i ka siguruar ish republikës sovjetike mbështetje. Presidenti i dëbuar Bakijev vazhdon të refuzojë dorëheqjen, por konsiderohet i izoluar politikisht.
Autor: DPA/Elert Ajazaj
Redaktoi: Angjelina Verbica