1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Gjermani festohet Dita e Diversitetit

23 Maj 2023

Një ambient pune pa paragjykime! Qëllimi i iniciativës për Ditën e Diversitetit në Gjermani është pranimi, vlerësimi dhe përfshirja e diversitetit në botën e punës. Edhe Deutsche Welle e feston këtë ditë.

https://p.dw.com/p/4RhEm
Symbolbilder für Diversity Day
Fotografi: Robert Kneschke/Zoonar/picture alliance

Për herë të parë Dita e Diversitetit në Gjermani u festua në vitin 2013. Dita e Diversitetit në Gjermani synon të forcojë vetëdijen në shoqëri për multikulturalitetin dhe pluralitetin në botën e punës. Sot rreth 240 kompani gjermane dhe shumë organizata e kujtojnë ditën e larmisë shoqërore me 360 veprimtari të ndryshme. Organizata të ndryshme bëjnë thirrje për angazhim shoqëror për një ambient pune pa paragjykime.

Studiuesi i diversitetit dhe racizmit në shoqëri, Prof. Narku Laing shprehet se racizmi është prezent edhe në botën e punës. Ai tha për Deutsche Wellen në një diskutim me titull "Minds on stage", se për të shmangur sjellje që kanë sfond racist shërben si një mjet i mirë vënia në pikëpyetje e modeleve tona të menduarit dhe sjelljes. "Gjermania sot është vendi më inkluziv që kemi pasur ndonjëherë", por rruga është akoma e gjatë, është shprehur Laing.

Logoja e Deutsche Welles
Logoja e Deutsche WellesFotografi: Marc John/imago images

Dita e Diversitit organizohet nga "Karta e Shumëllojshmërisë e.V. "Për Divesitet në Botën e Punës". Synimi është nxitja dhe vlerësimi i diversitetit në jetën e punës. Edhe Deutsche Welle angazhohet në Ditën e Diversitetit me aktivitete të ndryshe më qendrat e saj në Bonn dhe Berlin si edhe me një panel diskutimi "Sukses me më shumë diversitet dhe inkluzion - edhe në kohë sfiduese" me pjesëmarrje të drejtoreshës së programit, Barbara Massing dhe kryeredaktores së Deutsche Welle, Manuela Caspar-Claridge.

 

 

la/dw