Nxitje e burimeve alternative të energjisë elektrike
14 Mars 2008Sigurimi burimeve alternative të energjisë elektrike është një nga sfidat e ekonomisë shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendit. Me një investim prej 80 milionë eurosh, kompania shumëkombëshe Power AEB energy, do të ndërtojë në jug të Shqipërisë impiantin e kullave ventiluese indike që shndërrojnë energjinë që përftohet nga era në energji elektrike. Kullat do të vendosen në kreshtën e malit Bureto në kufirin shqiptaro-grek dhe do të kenë një lartësi 67 metrash.
Impianti prodhimit të energjisë elektrike do të hyjë në sistemin e rrjetit shpërndarës përmes hidrocentralit të Bistricës. Investimi në këtë lëmi është mënyra e drejtë për të përballuar sfidën e zhvillimit të shpejtë të vendit.
Ndërtimi impiantit të prodhimit të energjisë elektrike përmes shfrytëzimit të energjisë së erës është edhe një alternativë e rëndësishme ekologjike për rajonin jugor të vendit, mjaft të ndotur e që dëshiron të zhvillojë me shpejtësi turizmin.
Investimet në lëmi të hidrokarbureve dhe energjetikës nxiten e vlerësohen nga qeveria shqiptare për të përshpejtuar rrugën e daljes nga tranzicioni i gjatë, si dhe për të përballuar sfidat e zhvillimit ekonomik
të vendit.