1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nxënësit dhe studentët në Francë festojnë fitoren

Angela Ulrich11 Prill 2006

11 javë pas fillimit të protestave kundër reduktimit të mbrojtjes kundër pushimit nga puna për fillestarët në profesion presidenti francez Zhak Shirak dje iu nënshtrua vullnetit të sindikatave

https://p.dw.com/p/Aqec
Fotografi: AP

Për ligjin e ri do të diskutohet që sonte në parlament, me qëllim që ai të hyjë në fuqi para pashkëve. 12 sindikatat dhe shoqatat, që kryesuan protestën kundër reformës, festuan një "sukses të vertetë".

"Qëllimi është arritur" tha kryetari i sindikates CFDT, Fransua Sherek, dhe bëri ofertë për bisedime për mbështetjen e arsimimit dhe hyrjen e të rinjve në profesion.

"Po qeshim si fitimtarë", gëzohet Maryse Dumas e sindikatës CGT. Sepse presidenti Shirak dhe pas tij kryeministri Dominik de Villepin, kanë hequr dorë krejtesisht nga vija e tyre. E varrosen plotësisht marrëveshjen e diskutueshme të punësimit të parë për të rinjtë.

"Frikërat, pasiguritë ishin shumë të mëdha. Ne nuk u kuptuam, pikërisht si dikur në referendumin në BE." ..deklaronte një kryeministër i prekur të hënën në mbrëmje në televizionin francez. Buzëqeshja e Dominik de Villepin dukej e sforcuar, sytë i kishte me rrathë të zinj. Për të dhënë dorëhejqen ai as tani nuk mendon. Por pranon se:

"Ky është me të vertetë një provim, një kohë shumë e vështirë. Nëqoftëse unë nxjerr mesime prej kesaj, atëherë është që të ndryshoj, që të gjej më shumë përgjigje."

Në vend të kohës së provës dhe pushimit pa arsyetim nga puna qeveria franceze tani merr një drejtim krejt tjetër, joshje financiare për firmat, me qëllim që ata të punësojnë të rinj problematikë nga lagjet problematike, dhe pa arsimimin e duhur. Kontratat e deritanishme mbeshteten. Kjo i kushton shtetit francez për dy vjet rreth 450 milionë euro, të cilat duhet të paguhen nga taksa e rritur e duhanit. Reagim i terhequr i shoqates së industrisë së mesme.

"Zëvendësimi i ligjit nga marrëveshjet ekzistuese është në rregull. Por kjo nuk sjell asgjë për rritjen e fleksibilitetit që do të na nevojitej për firmat tona."

Nxënësit, studentët dhe sindikatat dalin të forcuar nga konfrontimi. Ata duan të vazhdojnë të jenë vigjilente, derisa ligji i ri të jetë votuar me të vertetë. Sot, ka një tjetër manifestim në Paris, aksione të mëdha janë planifikuar për datën 1 maj. Edhe nëqoftëse disa universitete do të vazhdojnë të mbeten të bllokuara, pika kulmore e mobilizimit është kaluar.

Një tjetër fitues i krizës thtoë politologu Roland Cayrol, quhet Nicolas Sarkozy.
"Sarkozy eshte dhe mbetet superstar. Të forcuara janë sindikatat, e majta politike dhe Nikolas Sarkozi. Në garën e kampit të djathë rezultati është i qartë, një me zero për Sarkozin."