1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nuk ka rrymë, ujë të pijshëm dhe ushqimet po mbarohen

Torsten Teichmann20 Korrik 2006

Përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme nuk ka fund. Ushtria izraelite përparon me trupa të këmbësorisë

https://p.dw.com/p/Aqcc
Raketat izraelite shkatërrojnë infrastrukturën në Liban
Raketat izraelite shkatërrojnë infrastrukturën në LibanFotografi: AP
Ministri izraelit i mbrojtjes Amir Perez, viziton këto ditë shpesh ushtarët izraelitë. Janë pamje të njësive nga veriu, ushtarë në uniformë të gjelbër, me të cilët bisedon ministri. Shpesh ai buzëqesh dhe betohet për vendosmërinë e ushtrisë izraelite në operacionet kundër piketave ushtarake në Liban. Një plan kohor për përfundimin e mundshëm të ofensivës nuk ka, thorë Perez. Gazeta ditore izraelite "Haaretz" njofton nga ana tjetër, se brenda dy javëve duhet të arrihen synimet ushtarake. Gazeta u referohet burimeve të afërta me ushtrinë. Si synim ushtria thotë të ketë dobësimin e hisbollaheve. Dhe siç duket ushtria sheh mundesi që t´i forcojë më shumë sulmet, për shembull me operacione lokale të trupave të këmbësorisë. Kështu njësitë e ushtrisë izraelite sot kanë hyrë më thellë në territorin e Libanit. Një zëdhënës i ushtrisë e konfirmoi këtë operacion. Bëhet fjalë, për të sulmuar postet e hisbollahëve militantë në afërsi të Izraelit. Edhe avionet ushtarakë izraelitë ndodhen përsëri në veprim, ata qëlluan natën objektiva në Liban. Nga kryeqyteti Bejrut ka njoftime për shpërthime. Në disa qëndra në jug të vendit fqinj pilotët hodhën trakte, përmes të cilave i bëhet thirrje popullsisë që të largohet nga shtepitë. Izraeli e konsideron këtë paralajmërim të sulmeve të ardhshme. Hisbollahët libanezë vazhduan goditjen e qëndrave izraelite me raketa katjusha. Në Harijah vdiq një burrë rrugës për në bunker, ku po shkonte të strehohej. Depoja hekurudhore në Haifa u qëllua për herë të dytë. Shumë banorë vuajnë nga sulmet e vazhdueshme dhe sirenat që paralajmërojnë sulme të reja. Disa prej tyre u desh ta kalonin edhe natën e kaluar në bunker. Edhe pse ata ndjehen ndoshta të lënë vetëm nga autoritetet, politikën e kryeministrit Olmert dhe e ministrit të mbrojtjes Perez megjithatë nuk e kritikojnë. Mbisundon ndjenja se Izraeli duhet të vetëmbrohet. Hisbollahët patën rrëmbyer javën e kaluar dy ushtarë izraelitë dhe donin t´i këmbenin me të burgosur libaneze, që ndodhen në burgjet izraelite. Izraeli nuk është i gatshëm për këtë hap dhe ka nisur një ofensive ushtarake kundër Libanit. E pazgjidhur mbetet edhe kriza në Rripin e Gazës më në jug në bregdetin e Mesdheut. Sipas të dhënave palestineze, natën tanket e ushtrisë izraelite kanë sulmuar një kamp refugjatësh në Rripin e Gazës. Nga sulmet duhet të jenë vrarë së paku dy palestinezë. Por edhe presioni mbi popullsinë civile bëhet gjithnjë e më i madh. Nuk ka rrymë elektrike, nuk ka ujë të pastër dhe ushqimet po mbarojnë. Territori është krejtesisht i rrethuar. Por ushtria izraelite ka pranuar, që të hapë sot kalimin kufitar Karni, me qëllim që të futen ushqime dhe benzinë. Sot në Jerusalem mbërrin përsëri i ngarkuari i BE-së për politikën e jashtme Javier Solana, për të diskutuar mbi krizën. Por edhe ai nuk do të marrë deklartaa për planin kohor të zgjatjes së sulmeve. Ushtria izraelite thotë: Në Liban edhe dy javë: Qeveria deklaron për të dyja konfliktet në veri dhe në jug në Gaza, se operacionet nuk janë të lidhura me afate, por me kushte, pra që ushtarët e rrëmbyer të lirohen dhe goditja me raketa të nderpritet. bashkësia nderkombetare nuk e ka percaktuar akoma se kur do të kërkojë përfundimin e luftimeve.