1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nord Stream 2 - "Keq për politikën gjermane"

8 Shkurt 2019

Në një artikull për DW tre ambasadorë të SHBA në vendet e BE, kërkojnë që pengojnë projektin për ndërtimin eNord Stream 2. Shumë polikanë gjermanë nuk kanë mirëkuptim për apelin, por ka edhe që e aprovojnë atë.

https://p.dw.com/p/3CyUJ
Deutschland Nord Stream 2 vor der Insel Rügen | Verlegeschiff Audacia
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. Wüstneck

SHBA duan patjetër të pengojnë ndërtimin e gazsjellësit Nord Sream 2. Në një artikull shkruar për Deutsche Wellen nga autorë të jashtëm, tre ambasadorë amerikanë në shtetet e BE apelojnë që nëpërmjet një reforme të rregullave të BE për furnizimin me gaz, të ndërpritet projekti që ka filluar tashmë. "Nord Stream 2" do të rriste ndjeshmërnë e Europës ndaj presionit rus në fushën e energjisë", shkruajnë ambasadorët amerikanë në Gjermani, Danimarkë dhe BE. Europa duhet të ruajë kontrollin në sigurimin e energjisë. "Ka ende kohë që Europa të ndërhyjë dhe të pengojë ndërtimin e gazsjellësit. Por ne jemi duke humbur kohë", thonë Richard Grenell, Carla Sands dhe Gordon Sondland në artkullin për DW.
Politika dhe ekonomia gjermane reagon në mënyra të ndryshme ndaj kësaj ndërhyrjeje amerikane.

Deputeti i Të gjelbërve Bütikofer thotë se ambasadorët e SHBA kanë të drejtë

Hamburg-Summit China-Meets-Europe Reinhard Bütikofer
Reinhard BütikoferFotografi: DW/M. Cui

"Është krejtësisht e pazakontë që tre ambasadorë amerikanë në Europë t' i thonë qeverisë gjermane çfarë duhet të bëjë," thotë Reinhard Bütikofer, deputet i të Gjelbërve në Parlamentin Europian. Kjo nuk tregon për "marrëdhënie të mira diplomatike" midis aleatëve. Por për diçka ai i jep të drejtë ambasadorëve: " Është keq për politikën gjermane, që qeveria jonë të ishte e fundit që do të pranonte se Nord Stream 2 është kundër interesave europiane dhe kundër interesave gjermane".
Zëdhënësi për politikën e jashtme në grupin parlamentar të Unionit CDU/CSU në parlament, Jürgen Hardt, i deklaroi DW se Nord Stream 2 nuk duhet të përfundojë nëse "nuk sigurohemi se Rusia do të vazhdojë të furnizojë dhe transportojë gaz nëpërmjet Ukrainës".
Kjo është shprehje e solidaritetit europian. Edhe interesat e politikës së sigurisë nuk duhen lëshuar kaq shumë në varësië të Rusisë, në mënyrë që eksportet ruse të gazit drejt Europës të mos përdoren si mjet politik.

Kritika nga E Majta dhe AfD

Politikani i majtë Klaus Ernst, kritikon përzierjen e SHBA në këtë çështje. "Është e rrezikshme që gjithnjë e më shumë vende të BE frikësohen nga retorika agresive e SHBA", shkruan kryetari i komisionit të Bundestagut për ekonominë dhe energjetikën në një deklaratë për shtyp. Importi i gazit rus është shumë më afër se gazi amerikan i lëngshëm i nxjerrë nga shumë thellë tokës me metodat e ashtuquajtura, fracking. Përveç kësaj ekzistojnë rrugë të tjera alternativë furnizimi ku Europa mund të marrë gaz pa përdorur burimet ruse, "kështu që unë nuk e shoh ku qëndron argumenti për varësinë e madhe nga Rusia," thotë Ernst.
"Ne na duhet Nord Stream 2 më shumë se kurrë," deklaron zëvendëskryetari i grupit të AfD në Bundestag, Leif-Erik Holm.
Ndryshimi i planifikuar i rregullave të BE për furnizimin me gaz janë një përpjekje tjetër, "që projekti shumë kuptimplotë Nord Stream 2 të lihet mënjanë". Traseja e dytë e Nord Stream forcon sigurinë në fushën e energjetikës për Gjermaninë dhe Europën. Holm kritikon ashpër qëndrimin e SHBA. "Fushata e organizuar nga SHBA" kundër Nord Stream 2 ndjek dy synime: ruajtjen e pozicionit gjeostrategjik në Ukrainë dhe hapjen e tregjeve për blerjen e gazit të lëngshëm amerikan". "Këto interesa janë identike me tonat," thotë Holm.

USA Fracking Ölförderung in North Dakota
Nxjerrje nafte me metodën fracking në Dakotën VerioreFotografi: Reuters/A. Cullen
Deutschland Bundestag Klaus Ernst Gesetz zur Tarifeinheit
Klaus ErnstFotografi: picture-alliance/dpa/R. Jensen

Merkel përpiqet të qetësojë gjendjen
Në kuadër të një takimi me kryetarët e qeverive të vendeve të Vishegradit të zhvilluar në Bratislavë, kancelarja gjermane Angela Merkel, nuk i pranoi paralajmërimet e bëra për varësi të madhe nga Rusia. Në asnjë mënyrë ne nuk duam të bëhemi të varur vetëm nga Rusia, tha Merkel. Prandaj Gjermania do të ndërtojë njëkohësisht terminale gazi për gazin e lëngshëm. Rusia thotë se është furnizuese e sigurt me gaz dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen të jetë e tillë. Megjithatë Gjermania do të sigurojë që Ukraina të mbetet vend tranzit për gazin rus.
Kryetari i "Komisionit lindor të shoqatës europianolindore të Ekonomisë gjermane" (OAOEV), Wolfgang Büchele, e quan "mit" frikën amerikane për varësinë nga gazi rus. Aktualisht rreth 30 përqind e gazit që vjen në BE e ka burimin në Rusi. Sidoqoftë gazi zë vetëm një pjesë prej më pak se dhjetë përqind të energjisë europiane, deklaron Büchele. Është për ta menduar mirë pse "një projekt ekonomik" të vihet në pikëpyetje për shkak të "dyshimeve politike dhe presionit që bëhet prej SHBA".